Fiton Partizani por trajneri Bajko braktis ekipin
Nje penallti e Tetoves dhe nje gol i Dushkut u ka dhene te kuqve 3 pike me mjaft vlere per tiu larguar edhe me fundit te klasifikimit. Te kuqte arrijne ta mbrojne te paprekur porten e tyre ne 45 minutat e para. Duhej te vinte minuta e 74-t kur do te akordohej nje penallti per te kuqte e kthyer ne gol nga Tetova qe rezultati i bardhe te prishej dhe ndeshja te hapej. Pas ketij goli kolonjaret hidhen ne sulm per te barazuar por ndeshkohen serish ne kohen shtese teksa Dushku ne minuten e 94-t vulos fitoren e arte te demave me rezultatin 2-0. Pavaresisht fitores ky takim eshte karakterizuar nga mjaft cudira. Nje nder to eshte edhe largimi i trajnerit Neptun Bajko nga pankina pa perfunduar ende ndeshja. Vlen te permendet qe te kuqte ne ate moment ishin ne avantazh te nje goli dhe kjo ikje ka bere mjaft habi pasi ishte e mistershme. I kontaktuar nga Panorama Sport trajneri nuk ka dashur te jape shpjegime duke lene te kuptohet per nje largim te mundshem te tij nga pankina e demave.
Te tjerat - Pogradeci mbetet ende ne krye te klasifikimit fale fitores se paster 3-1 ndaj Bilisht Sportit ndersa Kamza me fitoren ne kohen shtese ndaj Tomorit mbetet e dyta ne renditje. Edhe Lushnja me Mamurrasin kane arritur te marrin trepikesha te cmuar edhe pse me fitore minimale
ndaj kundershtareve te forte Beselidhja dhe Burreli. Nderkohe Terbuni i Pukes eshte ndalur ne derbin e veriut ne Velipoje ku eshte mundur nga Ada vendese e cila i largohet fundit te ftohte te renditjes. Nderkohe qe Apolonia nuk ka shkuar me larg se nje barazim 1 me 1 ne trasnferten e Gramshit. Kapiteni i saj Meto ka shperdoruar nje penallti per ta kaluar skuadren e tij ne epersi dhe per te marre fitoren. Luftetari dhe Vlora kane luftuar fort ne Gjirokaster per ti rrembyer fitoren njera-tjetres por ne fund jane ndare ne paqe pasi rezultati mbeti 0-0.
Kategoria e pare
Java e 8-te/ Dje
Lushnja - Beselidhja 1-0
ela 34
Kamza - Tomori 2-0
Malo 89 Allamani 93
Ada - Terbuni 2-1
Gjini 30 90 / Pellumbaj 48
Luftetari - Vlora 0-0
Pogradeci - Bilisht Sport 3-1
Larti 2 Tanushi 32 Mavriqi 34 aut / Kotemelo 84
Mamurrasi - Burreli 1-0
Ndreca 40
Partizani - Gramozi 2-0
Tetova 70 11-m Dushku 94
Gramshi - Apolonia 1-1
Rustemi 14 / Meto 15
RENDITJA N F B H G- G- P
1 POGRADECI 8 6 0 2 13 7 18
2 KAMZA 8 5 2 1 13 6 17
3 LUSHNJA 8 5 1 2 15 5 16
4 MAMURRASI 8 5 1 2 8 5 16
5 APOLONIA 8 4 3 1 16 7 15
6 TOMORI 8 4 1 3 11 9 13
7 BESELIDHJA 8 3 3 2 11 8 12
8 GRAMOZI 8 4 0 4 7 10 12
9 TRBUNI 8 3 2 3 9 10 11
10 PARTIZANI 8 3 1 4 5 8 10
11 LUFTTARI 8 2 3 3 3 8 9
12 BURRELI 8 1 4 3 6 7 7
13 B.SPORTI 8 2 1 5 10 19 7
14 VLORA 8 1 3 4 3 6 6
15 ADA 8 2 0 6 9 14 6
16 GRAMSHI 8 0 3 5 3 14 3
Java e 9-te 13 nentor
Bilisht Sporti - Ada
Vlora - Lushnja
Beselidhja - Pogradeci
Terbuni - Kamza
Apolonia - Mamurrasi
Gramozi - Luftetari
Tomori - Partizani
Burreli - Gramshi