Skenderbeu Zeqo replikon me Gjiken
Skenderbeu eshte gati per tu perballur ne transferte kunder Flamurtarit. Presidenti i bardhekuqve Agim Zeqo shprehet se do te jete ekipi i tij ai qe do te vendose sot ne stadiumin Flamurtari. Ne kampin vlonjat kjo sfide po cilesohet si perballje politikash ku te majtet perfaqesohen me Flamurtarin ndersa te djathtet me Skenderbeun duke qene se mbeshtetet nga ministri i Financave Ridvan Bode. Zeqo ka vendosur tu kunderpergjigjet batutave te leshuara ne mediat sportive nga presidenti i Flamurtarit Shpetim Gjika. Ja sheshi ja mejdani Kjo eshte pergjigjja ime per kete ndeshje. I them z.Gjika se ai e ka mendjen te politika nderkohe qe te Skenderbeu mendohet vetem per futbollin dhe ky eshte nje ndryshim i madh. Me Boden Gjika le te takohet kur te doje kjo sna intereson aspak. Nderkohe qe tek ekipi qe une drejtoj te gjithe jane te karikuar per te fituar.