E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pole Fetel shkruan historine ne Kore

www.gazetaret.com - Zebastian Fetel regjistroi pole position e nente te tij gjate ketij sezoni nderkohe qe shoku i tij i ekipit Mark Ueber i kualifikuar i dyti i siguroi skuderise Red Bull dy vendet e para ne vijen e nisjes ne garen e pare inauguruese te Cmimit te Madh te Korese se Jugut.

Fetel e mbylli xhiron prej 5.621 km ne cirkuitin e Yeongamit ne kohen nje minute e 35.585 sekonda. Rioshi gjerman ishte vetem 0.074 sekonda me i shpejte si kryesuesi aktual i kampionatit boteror te Formula 1 Mark Ueber.

Ishte nje rezultat shume i ngushte - tha Fetel.

Kjo eshte hera e dyte rresht qe Fetel dhe Ueber nisen nga pozicionet 1-2. Fetel fitoi Cmimin e Madh te Japonise duke e reduktuar distancen ne 14 pike ndaj Ueberit dy jave me pare.

Isha shume afer me Zebastianin jam i dyti ne gride cka eshte nje pozicion shume me i mire se vendet e tjera ne linjen e nisjes por do te ishte me e kendshme te isha ne pole - tha Ueber.

Fernando Alonso i cili gjithashtu eshte 14 pike nga kryesuesi Ueber arriti me Ferrarin e tij ne vendin e trete.

Ljuis Hemilten me MekLaren dhe Niko Rozberg me Mercedes jane gjithashtu ne Top-pese.

Felipe Masa i Ferrarit u kualifikua i gjashti i ndjekur nga kampioni ne fuqi i botes Xhenson Baten. Ne dhjete te paret jane edhe Robert Kubika Miqael Shumaher dhe Rubens Barikelo.

Gara zyrtare prej 55-xhirosh ne Cmimin e Madh te Korese do te zhvillohet te dielen duke u nisur nga ora 8-te e mengjesit.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 23 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›