E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pritje të Drahmageddonit

Të hënën në mëngjes, Greqia mund të zgjohet në skenarin e ankthit, i cili mund të jetë si vijon. Aparatet e bankave për nxjerrjen e parave mund të thahen. Dyqanet zbrazën, për shkak të frikës së grekëve se mund të mbeten pa ushqime. Pas një apo dy ditëve, protestat janë shndërruar në plaçkitje dhe akte të dhunshme kundër të huaj. E mbingarkuar, policia tërhiqet në bazat e saj. Dhe gradualisht, vendi, i cili i dha botës fjalën demokraci, zhytet në një fjalë tjetër që e krijoi-anarki.

Antonis Perris ishte një bir i devotshëm. Kur te nëna e tij para katër viteve u diagnostifikua sëmundja e Alchajmerit, për të as që vinte në shprehje që nënën ta dërgonte në ndonjë institut shtetëror për përkujdesje.

Ai do të kujdesej për të në Athinë. Por më pas, gjërat filluan të përkeqësohen. “Problemi është se nuk isha i përgatitur kur na goditi kriza ekonomike dhe nuk kam para të mjaftueshme në llogari”, shkroi ky muzikant i papunë 60 vjeçar.

Për dëshpërimin e tij Perris shkroi para tri javësh në një chat në internet. Më pas, një mëngjes, ai hipi së bashku me nënën në kulmin e banesës pesëkatëshe në të cilën jetonte. Dorë për dore, ata kërcyen.

Jo shumë kohë më parë, kjo ngjarje do të konsiderohej si një skandal kombëtarë. Sot, është kjo vetëm edhe një fusnotë tragjike në rrëfimin për shtetin në prag të shembjes.

Të hënën në mëngjes, Greqia mund të zgjohet në skenarin e ankthit, i cili mund të jetë si vijon. Aparatet e bankave për nxjerrjen e parave mund të thahen. Dyqanet zbrazën, për shkak të frikës së grekëve se mund të mbeten pa ushqime. Krijohen radhë të gjata për furnizim me karburante dhe furnizimi mund të ndalet. Pas një apo dy ditëve, protestat janë shndërruar në plaçkitje dhe akte të dhunshme kundër të huaj. E mbingarkuar, policia tërhiqet në bazat e saj. Qytetarët më të lëndueshëm mbyllin dyert e shtëpive të tyre dhe fillojnë të luten.

Dhe gradualisht, vendi, i cili i dha botës fjalën demokraci, zhytet në një fjalë tjetër që e krijoi-anarki.

E kuptueshme se askush në rrugët e Athinës nuk dëshiron të diskutojë këtë mundësi, në prag të zgjedhjeve të sotme.

Helen Papoutsi, 49 vjeç, është një femër krenare. Si vajzë e një profesori, ajo për 27 vjet ka punuar si infermiere dhe ka një vajzë në Universitet.

Tani, ajo është në mesin e shumë grekëve nga radhët e klasës së mesme, të cilët mund t’i gjesh pranë migrantëve të pastrehë.

“Pa zvogëluan rrogën, u desh të punojë më gjatë dhe prapë nuk jam në gjendje të paguaj llogaritë”, thotë ajo, para se të fillojë të qajë.

“Si mund të jem një nënë e mirë, kur nuk mund të kujdesem as për vetën”, vazhdon ajo.

Sikur edhe shoqja e saj e papunë, Georgia Goudi, ajo thotë se nuk ka shpresë. “Kërkojnë nga ne të votojmë? Për kënd? Të pasurit do të pasurohen më shumë, të varfrit do të varfërohen. Gjërat vetëm mund të përkeqësohen”, vazhdon Papoutsi.

Në fund grekët në zgjedhje përballen me dy mundësi: të gëlltisin kushtet e përcaktuara nga BE-ja, apo mund të largohen nga euro dhe t’i rikthehen drahmisë.

Opsioni i dytë do të përgjysmojë mirëqenien ekzistuese të Greqisë. Edhe pse me kalimin e viteve Greqia mund të këndellet, muajt e parë të këtij rrugëtimi do të ishin tejet të vështirë, pasi që shteti i falimentuar nuk do të ishte më në gjendje të blinte më gjërat më thelbësore, siç janë ilaçet, e për ushqim as të mos flasim.

Është ky një skenar i ankthit, të cilin disa e quajnë “Drahmageddon”.

Në zgjedhje ekzistojnë dy lojtarë kryesor. Njëri është Demokracia e Re, partia e qendrës së djathtë, e cila favorizon qëndrimin në eurozonë. Lojtari tjetër është SYRIZA, koalicioni i partive radikale të majta, e cila kundërshton kushtet e BE-së, por tenton që megjithatë disi të mbetet në euro.

Epilogu me gjasë do të jetë krijimi i një koalicioni të brishtë, i cili do të kërkojë marrëveshje të re me BE-në. Por nëse Gjermania vendos se nuk ka më vend për negociata, BE-ja do t’ia mbyll dyert Greqisë dhe do të vie momenti i “Drahmageddonit”.

Në ndërkohë është bërë e qartë se ekstremistët e djathtë grekë duhet të jenë brengë për gjithë Evropën, të përfaqësuar nga partia Agimi i Artë.

Kjo parti angazhohet për dëbimin e imigrantëve dhe për mbylljen e kufijve lindor të Greqisë, në rast nevoje edhe duke e minuar kufirin, për të ndalur kështu valën e imigrantëve të ri.

Përderisa e gjithë bota po shikon dhe po pret, vendlindja e demokracisë këtë fundjavë është një vend pikëllues. (Daily Mail)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›