E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitore bindëse e Bluve

Chelsea ka shënuar fitore prej 3-1 si mysafir i Blackpoolit në ndeshjen e fundit të javës së 29-të të Kampionatit anglez.

Pas një krosimi nga këndi të Frank Lampard, John Terry me kokë kaloi mysafirët në epërsi (20’) dhe vendoi rezultatin e pjesës së parë.

Në minutën e 62-të u akordua penallti në favor të Bluve, ndërsa Frank Lampard ishte i saktë nga pika e bardhë.

Ishte sërish mesfushori anglez lojtari që ngriti epërsinë në 3-0 (66’), pas një asistimi të Salomon Kalou.

Pa përfunduar takimi (86’), Jason Puncheon arriti të shënojë golin e nderit për vendasit.

Me këtë fitore, Chelsea forcon pozitën e katërt me 51 pikë, ndërsa gjendet nëntë pikë prapa liderit Manchester United, dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›