Raiola: Ibra mund të largohet nga Milani

Agjenti i Zlatan Ibrahimoviç ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e futbollistit me liderin e Serie A, duke thënë se asgjë nuk është e sigurt për vitin e ardhshëm.
Suedezi, i cili aktualisht është te Milani si i huazuar nga Barcelona, ka qenë lojtari më i mirë i kuqezinjve këtë sezon duke ndihmuar ekipin në rrugën drejt Skudettos së parë që nga vitit 2004.
“Zlatan mund të mos i japë fund karrierës së tij me Milanin. Ne do të vendosim gjithçka në vitin 2012 sipas rezultateve të arritura këtu. Ai mund po ashtu të kthehet te Barcelona dhe ta mbyllë pjesën e mbetur të marrëveshjes pesëvjeçare atje”, ka thënë Raiola.
Milani ka mundësi ta blejë në tërësi kartonin e Ibrahimovic në fund të sezonit për një shumë që thuhet të jetë afro 24 milionë euro.