Drogba dëmtohet, rezultati brenda dy ditësh

Rikthimi i Didier Drogba në formacionin startues të Chelseat ka përfunduar në një mënyrë të tmerrshme, pasi përfaqësuesi i kombëtares së Bregut të Fildishtë u nxor jashtë loje për shkak të një dëmtimi pas një përplasje me sulmuesin e Blackpool, James Beattie.
Drogba u zgjodh nga Carlo Ancelotti për të qenë partner i Fernando Torres në vend të Nicolas Anelka, por nuk ishte në gjendje të shkruajë emrin në listën e shënimeve pasi u zëvendësua në minutën e 55-të nga Salomon Kalou.
“Didier ka marrë një goditje dhe ne shpresojmë se ai do të jetë OK. Ne do të duhet t`i kontrollojmë në dy ditët e ardhshme. Nuk e di se çfarë nuk është mirë me të, ende nuk kam folur”, ka thënë Ancelotti.