E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard: Mund ta fitojmë edhe titullin

Frank Lampard beson se Chelsea mund të ketë një mundësi për të mbrojtur titullin e Premir Ligës nëse ata i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit, por thotë se kjo do të jetë shumë e vështirë.

Mesfushori shënoi dy herë në fitoren e mbrëmshme prej 3-1 ndaj Blackpool, dhe Blutë tani pozicionohen në pozitën e katër me 51 pikë, nëntë më pak se Manchester United por edhe me një ndeshje më pak të zhvilluar që do të mund të ngushtonte në gjashtë diferencën nga kreu.

“Titulli? Sigurisht, duhet të besoni. Është një rrugë e gjatë, ne kemi dhënë shumë nga vetja për ta arritur atë dhe Manchester United dhe Arsenal janë ekipe shumë të mira dhe ata kanë një diferencë, por me kualitet që kemi fituar, ne mund të shikojmë vetëm në ndeshjet tona”.

“Nëse shkojmë dhe fitojmë çdo ndeshje, pastaj kemi një shans të mirë për ta realizuar atë, por do të jetë shumë vështirë”, ka thënë Lampard

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›