E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore dhe Lojera perfekte, Kina nderohet

Ka fituar ne fusha, ka sterfituar jashte. Kina e ka mbyllur me nje tjeter ceremoni plot drite, ngjyra dhe tinguj Olimpiaden e XXIX verore. Arkivohet nje edicion perfekt, e organizuar mrekullisht dhe e menaxhuar me shume zotesi dhe kujdes deri ne imtesi. Spektakli mbylles ne strofkullen e mrekullueshme te Stadiumit Kombetar ishte i te njejtit nivel artistik si ai i 8 gushtit, edhe pse kuptohet qe tensioni emotiv ishte me inferior dhe nuk kishte sesi te ndodhte ndryshe. "Kane qene Lojera vertet te mrekullueshme - ka deklaruar ne ceremonine mbyllese presidenti i CIO-s, Zhak Rog -. Nepermjet ketyre Lojerave, bota ka mesuar dicka me shume rreth Kines dhe Kina eshte njohur me dicka me shume nga bota. Kane qene gjashtembedhjete dite te cilat nuk do te harrohen kurre. Me perqafimin e atleteve te kombeve ne konflikt, kemi mesuar se cfare eshte modeli i sjelljes".

Kina

Kina i shenjestroi objektivat e saj. Ka dominuar me medalje (51 te arta kundrejt SHBA-ve me vetem 36) por pa "vjedhur" me shume nga c'ndodh zakonisht per vendet organizatore. Kolosi kinez ka punuar me vite per t'i treguar botes se eshte nje superfuqi edhe ne fushen sportive dhe, rezultati u prit pa ndroje dhe gjithmone me merita te dukshme ne disiplina te ndryshme si ping-pongu, hedhjet nga trampolina apo gjimnastika.

Organizimi

Edhe ne planin organizativ Olimpiada kineze ishte nje shfaqje befasuese e forces se ketij shteti. Duke shfrytezuar nje krah pune praktikisht te pafund, me dhjetera vullnetare ne dispozicion te cdo te futari, ka krijuar nje kontekst operativ ideal per ata - atlete, drejtues apo gazetare - qe kane marre pjese ne kete veprimtari. Katastrofistet apo kronistet e lufterave te munguara, qe mezi prisnin t'i shtonin dicka muzeut te armeve, kane heshtur duke pare se nuk ka pasur kercenime apo rreziqe, as te verteta e as te mundshme, nga ana e terrorizmit islamik apo nga separatizmi i brendshem. Mbi te gjitha, ata qe kane jetuar ne Kine per me shume se 20 dite, ka perqafuar nje klime mikpritjeje te rralle dhe teresisht autentike, te rrethuar nga buzeqeshjet qe nuk perfundonin kurre (aspak servile) dhe nga nje deshire e mire per te sherbyer, ndihmuar dhe per te bere nje paraqitje te mire.

Ndryshimet

Perendimoret qe kane njohur Pekinin dhe kinezet perpara Lojerave na tregojne per nje qytet dhe nje shoqeri te eger, ku e vetmja gje qe ka rendesi, eshte te besh para dhe konkurrenca zhduk buzeqeshjet, sjelljen e mire dhe fair play-n. Nuk ka motiv per te dyshuar rreth ketyre deshmive, por realiteti i ofruar nga kinezet gjate Lojerave ishte krejt ndryshe dhe teresisht pozitive. Per te drejtat e njeriut apo lirise se fjales, do te flasim qe neser, por Lojerat ishin nje sukses. Pekini i ka kaluar Londres nje trashegimi qe peshon mijera tonelata. Nese do te ishim si organizatoret angleze ose do te dridheshim nga frika, ose do te perveshim menget

Jeton Selimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›