Diego Maradona Me Murinjon Reali do te fitoje Champions
Shtrengime duarsh perqafime dhe biseda rreth futbollit. Diego Armando Maradona eshte pritur shume ngrohte ne ambientet e Realit te Madridit. Ai ka marre pjese ne stervitjen e skuadres merengue ndersa ka biseduar gjate me Zhoze Murinjon. Zhoze eshte mes dy-tre trajnereve me te mire ne bote ndersa nje tjeter emer ne kete elite eshte edhe Pep Guardiola - deklaroi ish-trajneri i Argjentines qe kishte vezhguar nga afer edhe seancat stervitore te Specialit ne Apiano Xhentile kur ai drejtonte Interin. Ai po ben nje pune te shkelqyer dhe shume shpejt do te fitoje Champions League me Realin. Murinjo ben gjithmone ate qe mendon se eshte me e mira per skuadren dhe kete e arrin me nje personalitet te jashtezakonshem. Rezultatet e mira te madrileneve kane ardhur per merite te tij. Skuadra luan me nje ritem te kenaqshem dhe jep me te miren ne fushen e lojes fale trajnerit te saj. Mendoj se skuadra qe do te fitoje lsquoEl Clasico-n ndermjet Realit dhe Barces do te prishe ekuilibrin ne La Liga - perfundoi Pibe de Oro.