Rafa Benitez nuk i trembet shkarkimit
Nuk ndalem jam i qete do te eci perpara. Rafa Benitez vazhdon rrugen e tij megjithese rezultatet negative dhe demtimet godasin Interin me nje frekuence thuajse te frikshme. Per te arritur ne Rome ka disa rruge te ndryshme per ne per te arritur ne Rome do te thote te fitojme dhe kjo eshte nje rruge qe arrihet nepermjet punes se madhe. Nese nje nga ata qe i jep rremave demtohet te tjeret duhet te punojne me shume. E dime qe do te kete gjithnje e me shume pengesa jam i shqetesuar vetem per faktin se perse humbasim kaq shume futbolliste per shkak te demtimeve Kemi bere shume mbledhje me stafin mjekesor jemi duke bere nje pune parandaluese shume me intensive duke kerkuar te analizojme rast per rast secilin prej tyre. Trajneri spanjoll gezon akoma besimin e presidentit Masimo Morati i cili i ka dale ne mbeshtetje gjate gjithe kohes Pas te gjitha mbledhjeve te ketyre diteve - thote vete trajneri Benitez - jam i qete. - Presidenti Masimo Morati duke lene te kuptohet se eshte ne dijeni te situates se veshtire ka qetesuar te gjithe ambientin.
Stafi jo fajtor ndash Trajneri spanjoll shkarkon nga faji stafin dhe te gjithe bashkepunetoret e tij. Demtimet jane pjese e futbollit ne vecanti te atij italian. Shume faktore kontribuojne per te krijuar kete situate edhe skuadrat e tjera kane pasur probleme te ketij tipi. Kemi filluar sezonin perpara te gjitheve stresi fizik dhe psikologjik po paguhet. Punojme ne boten e futbollit prej 25 vjetesh me futbolliste te ketij niveli dhe kemi fituar shume gjera e dime qe ka dicka qe nuk shkon si duhet por duke ecur perpara te gjithe se bashku mund te fitojme.
Kievo e Tvente ndash Humbja ne derbi ka lene pas shume te zhgenjyer. Skuadra ka bere nje sforco te madhe nga pikepamja fizike ne pjesen e dyte kunder Milanit. Ka sulmuar dhe ka bere presion por per fat te keq e ka bere ne menyre e gabuar. Kur duhet te fitosh me cdo kusht te mberthen nje fare ankthi. Duhet te qendrojme me te ftohte dhe te perqendruar ne mbrojtje jemi te forte ndersa perpara mund te bejme edhe gjera me te mira duke sulmuar ne nje tjeter menyre. Jemi ne veshtiresi dhe keto jane momente qe i kalojne te gjithe skuadrat e medha nese fitojme kunder Kievos dhe holandezeve te Tventes ne konferencen e mepasme per shtyp nuk do te flitet me per problemet tona. Ndaj veronezeve sigurisht do te luajme me 11 lojtare ne fushe dhe do te kemi shtate elemente ne pankine. Per ne kjo ndeshje do te jete nje sfide duhet te jemi me te forte se sa kemi demonstruar deri tani dhe me te bashkuar sepse vetem keshtu mund te fitojme. Megjithate trajneri i Interit vazhdon te jete ne dyshim sipas shtypit italian i cili thekson se oret e tij jane te numeruara.