E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne tunelin e Thirres bllokohet qarkullimi per automjetet

Shkak eshte bere nje avari ne nje prej kabinave teknike

Tuneli i Kalimashit eshte perfshire mesditen e djeshme nga zjarri pas nje incidenti te ndodhur ne nje prej dhomave teknike te tij. Flaket qe kane ardhur nga njera prej galerive te tunelit te Thirres kane bllokuar qarkullimin e automjeteve per rreth nje ore. Nderkohe mesohet se shkak per nderprerjen e levizjes ne tunel eshte bere nje avari ne sistemin e ndricimit. Burime nga reparti i zjarrfikesve tregojne se rreth mesdites nje nga kabinat e sistemit te inerteve ne galerine jugore mori flake duke bere qe te digjeshim qindra bateri. Brenda pak minutash galeria eshte mbushur me tym dhe per pasoje eshte nderprere qarkullimi i automjeteve qe udhetonin nga Tirana per ne Kukes. Ne pezulluam levizjen ne kete galeri dhe brenda pak sekondave mjetet tona jane gjendur ne vendngjarje - tha per Shqip drejtori i stacionit te zjarrfikesve Fatmir Cengu. Mesohet se baterite jane djegur ne nje nga kabinat e kilometrit te trete per shkak te lidhjes se shkurter. Pas shfaqjes se flakeve dhe tymit autoritetet e menaxhimit te levizjeve ne tunelin e Thirres jane detyruar te pezullojne kalimin deri ne fikjen e zjarrit dhe pastrimin e tymit. I gjithe operacioni mesohet se eshte mbyllur shpejt dhe ne me pak se nje ore galeria eshte rivene ne funksion te levizjes se automjeteve. Nderhyrja e mjeteve zjarrfikese dhe eksperteve te sigurise vleresohet te kete qene e menjehershme duke izoluar vatren e zjarrit dhe duke shmangur cdo aksident te mundshem. Nderkaq per incidentin e mesdites te se dieles inxhinieret qe punojne ne tunelin e Thirres jane shprehur se ka qene nje problem teknik ne inverterin e baterive qe ka shkaktuar zjarrin por ne oren 1300 cdo gje eshte vendosur ne normalitet.

Qe prej me shume se nje muaji tuneli i Kalimashit eshte vene ne funksionin ne te dyja kahet e levizjes dhe menaxhohet nga kompania turke e sigurise SAVERNIK. Gjate gjithe stines se veres ka funksionuar vetem nje galeri e tunelit duke bere qe levizja te kryhej me nje sens drejtimi. Ne mjaft raste kjo eshte bere shkak per krijimin e radheve te gjate ne te dyja kahet e tunelit te Thirres. Rasti i zjarrit ne inverterin e galerise jugore ne kilometrin e trete eshte incidenti i pare qe ndodh ndersa galeria eshte vene ne funksion te plote. Mesohet gjithashtu se nuk ka pasur persona te demtuar apo pasoja shendetesore. Qe nga koha e venies ne funksion ky eshte nga incidentet e rralla qe kane ndodhur ne tunelin e Kalimashit. Kujtojme se vitin e kaluar gjate fazes se punimeve u shemb tavani ne galerine jugore. Dhjetera metra tunel pesuan demtime per shkak te struktures se dobet te malit shembje qe i shkaktoi buxhetit te shtetit edhe 30 milione euro shtese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›