Fitore sensacionale e Chelseat
Skuadra e Chelseat ka arritur që në fund të takimit të shënojë dy herë kundër Stoke Cityt për të mos u turpëruar në Stamford Bridge. Blutë u gjetën në disavantazh në minutën e 60-të të takimit kur Rory Delap e mposhti portierin Cech. Ndërsa atëherë kur mendohej se Chelsea do të mposhtet në shtëpi, ndodhi befasia. Mbrojtësi brazilian Juliano Belleti barazoi shifrat pasi e mposhti me kokë portierin mik në minutën e (88'), ndërsa njëri nga simbolet e Chelseat, Frank Lampard u siguroi fitoren Bluve në minutat shtesë të takimit në minutën e 93 me një gjuajtje të bukur me të majtën.Chelsea rikthehet kështu te fitorja pasi javën e kaluar u turpërua në Old Traford nga Manchester United por e bën këtë me shumë mundim.Tensioni i pasqyruar nga mediat angleze për situatën që po kalojnë blutë e Londrës u duk qartë edhe në fushën e lojës pasi lojtarët nuk po zhbllokoheshin.Fitorja e ngjit Chelsean e Skolarit në kuotën e 45 pikëve dhe e mban atë në vendin e tretë të Premier Ligës.Edhe njëherë tjetër deçiziv për skuadrën blu ka qënë mesfushori Frank Lampard I cili me golat e tij I ka dhënë shumë pikë të rëndësishme skuadrës.Në këtë ndeshje për Chelsean munguar kapiteni John Terry ndërsa sulmuesi nga bregu I fildishtë Didier Drogba nuk është aktivizuar nga Luis Felipe Skolari I cili ka preferuar të luajë në sulm me Anelka.NJë lajm I keq për bultë e Londrës është se mesfushori Xho Kol është operuar paraditen e djeshme dhe për të sezoni mund të quhet I mbyllur.