E Shtunë, 31 Tetor 2026

United në vend të parë

Skuadra e Manchester Unitedit ka arritur të shënojë gol në minutat fundit në takimin e zhvilluar në transfertë ndaj Bolton Ëandereres. Djajtë e Kuq me vështirësi të madhe arritën të sigurojnë tre pikë shumë të rëndësishme dhe tani janë në vend të parë në tabelë me një pikë më shumë se skuadra e Liverpoolit, e cila nesër zhvillon derbin e qytetit kundër Evertonit, mirëpo United sërish do ta ketë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Golin e fitores për Manchesterin e shënoi sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov në minutën e fundit të kohës së rregullt, ndërsa gjithë punën e kreu Carlos Tevez, i cili shmangu dy mbrojtës dhe krosoi për bullgarin, i cili me kokë e mposhti portierin Jusi Jaaskelainen.Një fitore e vështirë e skuadrës së Ferguson e cila ka qënë e privuar nga shërbimet e dy lojtarëve kryesor Uejn Rooney dhe Rio Ferdinand.Diferencën e ka bërë edhe njëherë garda e vjetër e përbërë nga Rajan Gigs dhe Pol Scholes të cilët janë future si zëvendësues nga trajneri Alex Ferguson.Në aksionin e golit të Berdatov ka bërë një punë të mirë argjentinasi Carlos Tevez I cili pas kalon mbrojtësin jep një top të saktë për Berbatov I cili me kokë mposht portierin finlandez të Boltonit. Me këtë tre pikësh të siguruar "In extremis "United për herë të parë në këtë sezon ngjitet në vendin e parë të Premier Ligës angleze me një pikë më shumë se Liverpooli I Rafa Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›