Për Kaka flet Galiani ,Berluskoni dhe Ancceloti
Ricardo Kaka me shumë mundësi ka luajtur kndër Fiorentinës ndeshjen e fundit me fanellën e Milanit.Siç është bërë e ditur të hënën duhet të jetë dita decisive për tratativën midis Milanit dhe Manchester City.Ndërkohë që Milani përgënjeshtron arritjen e ndonjë akordi me sheikët arab babai prokuror I lojtarit ëshët gati të vijë në Milano për të mbyllur çështjen.Megjithatë vetë Kaka nuk e ka vendosur ende të qëndrojë apo të pranojë milionat e Cityt.Braziliani në fund të takimit është përshëndetur më të gjithë shokët e skuadrës.Ndërkohë që vërehej një mbështetje shumë e madhe nga ana e tifozëve për brazilianin të cilët mbanin në dorë ose kishin vendosur në San Siro banderola të ndryshme që I kushtoheshin brazilianit.Kaka nuk ka çmim ai është I pashitshëm lexohej në një banderolë ndërsa në një tjetër shkruhej qartë Kaka të dua qëndro me ne.Në 5 vite e gjysëm qëndrimi te kuqezinjtë e Milanit braziliani ka fituar praktikisht gjithçka:Serinë A,Champions League,Botërorin e klubeve dhe dy çmime prestigjoze personale Topin e Artë dhe çmimin e lojtërit më të mirë të vitit Fifa ëorld Player të dy këta të fundit në vitin 2007-të.Ndërkohë q ëdalin të veçanta të tjera të cilat bëjnë të ditur se në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes kundër Fiorentinës ëshët venë re se Kaka është emocionuar nga pritja e tifozëve.Këta të fundit kanë rrethuar edhe makinën e Kaka kur ky I fundit ka lënë San SironNdërkohë që anglezi David Beckham shprehet I sigurtë që Kaka do të qëndrojë te një nga klubet më të forta në botë. Trajneri Ancceloti shprehet:Shpresoj akoma se do të qëndrojë ,është një lojtar shumë I rëndësishëm për ne.Oferta qëndron por duhen bërë të gjitha vlerësimet para se të vendoset.Unë personalisht kam qënë I nderuar që kam stërvitur nja lojtar të tillë.Por ato deklarata që vlejnë më shumë janë ato të drejtuesve të Milanit dhe Administratori I deleguar Adriano Galiani shprehet:Tratativa është dhe nuk mund ta mohoj,di të them se ende nuk është firmosur asnjë kontratë por do të diskutohet.unë nuk dëshiroj që Riki të largohet por përpara një ofertë të tillë jemi duke u menduar.Ka folur edhe presidenti Berluskoni I cili është shprehur se Kaka është një lojtar I shkëlqyer por oferta është shumë e majme dhe nëse nuk e shes atëherë rrezikoj të humbas balancing në skuadër.Sipas të gjitha gjasave e ardhmja e Kaka duket larg Milanit por duhet të presim ditën e nesërme për ta thënë përfundimisht.