E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster hidhet ne ere makina e pronarit te diskos

Një makinë u hodh në erë me eksploziv rreth mesnatës në Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e lumit”.
Policia raporton se për fat të mirë nuk ka shkaktuar viktima, por është dëmtuar vetëm pjesa e pasme e makinës.
Mjeti me targa te huaja drejtohej nga Rudi Haxhia , pronar i nje diskoje ne Viro te Gjirokastres.
Ai po udhetonte nga qyteti ne drejtim te prones se tij, kur makina shpertheu ne ecje e siper.
Haxhia pati vetem disa lendime te lehta per te cilat mori mjekim te menjehershem.
Policia ende nuk ka dale me nje version te sajin per shkakun e ngjarjes, por po punon per zbardhjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›