E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore zvicerane ne Ski-Kros

Jemi dimër dhe dëbora nuk mund të mungojë as në lajmet sportive. Në Val Toren të Francës ishte dyshja zvicerane Armin Niderer dhe Fani Smith që arritën suksesin e radhës në llojin e sportit të quajtur ski-kros, diçka që nuk është as ski alpine dhe as ski nordike.
Niderer dhe Smith fituan në kuadër të Kupës së Botës dhe ky sukses erdhi pas triumfit në garën e parë sezonale në Kanada, më 9 dhjetor.
Niderer fitoi garën e meshkujve duke lënë prapa rivalët dhe u ndje tepër i lumtur në podium, ndërsa Smith ishte më e forta në konkurrimin e femrave.
Kjo garë e fundit ishte tepër e vështirë dhe disa prej skiatoreve u rrëzuan ndërsa përpiqeshin të rroknin suksesin, veçse kjo nuk ndodh me Fanin zvicerane që ia doli të kalonte finishin e para.
Ski-kros është sport olimpik që prej vitit 2006 dhe ka marrë pjesë për herë të parë në Lojrat Olimpike në vitin 2010 në Vankuver të Kanadasë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›