Champions Shorti Barca-Milan e Real-Junajtid

Përplasjet e mëdha ndodhën në shortin e turit të dytë të Ligës së Kampionëve. Çiftimi i Barcelonës me Milanin dhe Realit të Madridit me Mançester Junajtid mjafton për ta ilustruar këtë. Në një të tetat e finaleve do të detyrohen të eleminohen emra të shkëlqyer dhe favoritë natyrshëm që janë dy ekipet spanjollë.
Për nënkampionen e Europës, Bajernin e Mynihut, ishte një short normal ndaj Arsenalit, skuadra angleze me përvojë, por jo me forcën e viteve të kaluara.
Normalitet edhe për kampionen e Gjermanisë, Dortmund, që do të masë forcat me skuadrën ukrainase Shaktar, ekip që do të luajë vetëm ndeshje miqësore deri në 12 shkurt kur rinisin përballjet në Champions.
Kampionia e Italisë, Juventus, do të ketë një detyrë të pranueshme pasi do të luajë ndaj skocezëve të Sëlltikut.
Përballjet e tjera janë më të barabarta. Valencia spanjolle do të luajë ndaj skuadrës franceze, Paris Sen Zhermen dhe spanjollja tjetër Malaga do të jetë përballë ekipit me përvojë, Porto nga Portugalia.
Së fundi, Gallatasaraj nga Turqia luan ndaj Shalkes gjermane.
Ndeshjet e para të turit të dytë do të luhen në datat 12-13 shkurt dhe 19-20 shkurt të vitit të ardhshëm. Ndeshjet e dyta luhen në 5-6 mars dhe 12-13 mars 2013.