E Diel, 1 Nëntor 2026

"Faleminderit Kolonja", Erion Isai fiton 65% të votave dhe një mandat të dytë si kryebashkiak

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kolonjës, Erion Isai ka shpallur fitoren me një postim në llogarinë e tij në Facebook. Isai merr kështu mandatin e dytë rradhazi teksa fitoi besimin e qytetarëve të Kolonjës.

Nga 25 kuti të numëruara, Isai ka arritur të fitojë 64% të votave, saktësisht 3,491 vota, kundrejt 1,964 votave të Et’hem Lumanit, kandidat i koalicionit "Bashkë Fitojmë."

Kanë mbetur ende edhe 3 kuti për t’u numëruar por sido që të jetë rezultati, përfundimi nuk mund të ndryshohet pasi matematikisht është siguruar fitorja.

Harta e Shqipërisë është veshur “rozë” pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Siç shihet dhe nga grafika, Partia Socialiste ka fituar zyrtarisht disa bashki dhe kryeson bindshëm në pjesën tjetër, në 54 zona. Ndërkohë, opozita kryeson deri tani në 7 bashki.

Lexo edhe: FOTO/ Shqipëria “vishet” rozë, socialistët kryesojnë në 54 bashki, vetëm 7 për opozitën!

Lexo edhe: Tetë bashkitë e para të fituara nga Partia Socialiste

Lexo edhe: Delvina i beson PS edhe për 4 vite, kandidati i ri i socialistëve merr besimin e qytetarëve

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›