Mourinho prezantohet në Real

Jose Mourinho është prezantuar të hënën si trajner i Real Madridit, ndërsa drejtuesit e klubit mbretëror thanë se me portugezin kanë nënshkruar kontratë katërvjeçare.
Në Santiago Bernarbeu, i rrethuar nga mediat, ai u paraqit në stilin e tij tipik.
“I dua sfidat e mëdha. Unë jam Jose Mourinho dhe unë nuk ndryshoj. Erdha këtu me kualitetet dhe me të metat e mia”.
Portugezi që po ecën rrugës së suksesshme të futbollit, duke u përgjigjur para gazetarëve në Spanjisht, Portugalisht, Anglisht dhe Italisht, deklaroi se pa Realin në CV, karriera e një trajneri, si edhe e një futbollisti, do të ishte e varfër.
Jose Mourinho flet siç mendon vetë, krijon armiq dhe nuk rri gjatë në klubet që i udhëheq, por ai fiton trofe, krijon lidhje të fuqishme mes lojtarëve të tij dhe kultivon një metalitet të çuditshëm të fituesit.
Kjo edhe i është dashur Real Madridit.
Klubi mbretëror, i cili ka vuajtur vitet e fundit nga mungesa e suksesit dhe dominimit në Spanjë, ka konsideruar se impulset e reja mund t’ia sjellë vetëm 'Special One'.
Mourinho nuk ka pranuar të flasë në ditën e parë për ndryshimet që i duhen Realit, duke thënë se është ende herët për këtë gjë.
“Së pari duhet analizuar situatën, duhet ta njoh klubin, duhet të bëj pyetje dhe duhet të marr përgjigje”, është shprehur ai.
Sidoqoftë, 'Special One One' nuk ka ngurruar t'ua dërgojë mesazhin kryesor yjeve të Madridit.
“Këtu nuk është më i rëndësishmi trajneri, as lojtari, por është klubi. Ne jemi teper të vegjël krahasuar me dimensionin e klubit”.
“Fuqia e ekipit tim është gjithmonë ekipi dhe jo individualiteti”.
“Nëse punojmë si grup, nuk është vështirë të arrijmë rezultate. Dua që ky grup ta ketë identitetin e vet dhe të fitojë çdo gjë”.
Mourinho është një nga tre trajnerët që ka fituar Ligën e Kampionëve me dy ekipe të ndryshme, ndërsa synon që trofeun e tretë ta marrë me Realin.
Ai do të jetë trajneri i 11-të me radhë i Realit, brenda 7 vjetëve, ndërsa do të fitojë 10 milionë euro në vit.