E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real kërkon Maiconin

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka konfirmuar interesimin e Real Madridit për mbrojtësin e djathtë, Douglas Maicon. Kreu i Nerazzurrëve ka pranuar se klubi i ri i Jose Mourinhos kërkon reprezentuesin brazilian, i cili spekulohej se është objektiv edhe i klubit anglez Manchester City.

“Do të shohim se çka do të ndodhë me Maiconin. Ai kërkohet nga Real Madrid, por ata nuk janë klubi i vetëm që ka shprehur interesim për të”, tha Maicon për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›