E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja e Obamës përshëndetet nga politikanët shqiptarë

Tiranë-Bota e politikës shqiptare ka qenë shumë e ndjeshme ndaj zgjedhjeve presidenciale amerikane. Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Berisha dhe Kryesocialisti Edi Rama kanë përshëndetur fitoren e Obamës dhe kanë siguruar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës do të vazhdojnë të jenë të shkëlqyera. Ata e kanë parë në këndvështrime të ndryshme fitoren historike në SHBA, kur për herë të parë vjen një President me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë. Më poshtë vijojnë deklaratat e tre liderve shqiptarë.

Kryetari i PS-së Rama: Obama, është fitorja e gjeneratës së re

Ora: 13.33

Kryetari i Partisë Socialsiste Edi Rama, duke përshëndetur fitoren e Barak Obamës, si President i ri i SHBA, është shprehur se “fitorja e Obamës është fitoreja e n jë gjenerate të re”. Sipas Ramës, Shqipëria dhe SHBA do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të shkëlqyera edhe në drejtimin e Obamës.

Për kreun socialist, Obama vlerësohet si shembulli më spektakolar i politikës së re dhe  i kapërcimit të kufinjve mes së majtëve të dhjathtës. “Jam besimplotë se sot bota është gdhirë me një frymëmarrje të re të cilën e ndjej unë e ndjen edhe populli shqiptar”.

Ndërsa për vazhdimësinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, Rama u shpreh se “në këtë aspekt s’ka ndryshuar asgjë, marrëdhëniet tona janë të shkëkëlqyera dhe të pavaruara nga personaliteti i presidenteve dhe përkatësia partiake e tyre”. Më tej Rama ka shtuar se populli amerikan ka thyer çdo tabu dhe i ka hapur një horizont të ri botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Kryeministri Berisha: Bota nuk ka qenë kurrë më e drejtë se sot

Ora: 13.22

Kryeministri, Sali Berisha, ka përshendetur sot fitoren e Barak Obamës në krye të Shtëpisë së Bardhë. Berisha u shpreh se “ky vend (SHBA) dhe bota e lirë nuk kanë qenë kurrë më të drejta se sot. Sipas tij kombi i lirisë zgjodhi për President një personalitet që i përket pakicës me origjinë afro-amerikane në një vend si Amerika që ka derdhur lumenj djerse për ndërtimin e lirisë së tij dhe lirisë së botës.

“Presidenti i sapozgjedhur Barak Obama shënon fitoren më të thellë në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe zgjedhja e tij e ka bërë këtë vend të madh më të bashkuar se kurrë”, tha Berisha. Sipas tij, marrëdhëniet e Shqipërisë me administratën e re të SHBA-së dhe me Presidentin Obama do të njohin demiensione të reja, të mëdha.

Përshëndetja e kreut socialist për Presidentin e ri të SHBA, u bë sot me telefon nga Londra ku ai gjendet për një vizitë pune.

Presidenti Topi: Shembulli i amerikanëve, të mësojmë të pranojmë humbjen

Ora: 09.58

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka qenë sot i ftuari i ambasadorit Xhon Ëithers për të festuar fitoren e Barak Obamës si President i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Topi ka vlerësuar mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në SHBA, duke e vënë theksin tek fjala përshëndetëse e Mçain i cili pranoi humbjen dhe madje u shpreh se do të ndihmonte Obamën në drejtimin e SHBA. Sipas Topit, Amerika është shembulli më i mirë i demokracisë në botë.

Pas takimit me ambasadorin ai iu përgjigj interesimit të medias, duke u shprehur se “gjëja më impresive ishte fjala e Mçain menjeherë pas marrjes së lajmit se zgjedhjet i ka fituar Obama. Një nga fjalimet më të ndjera dhe më të luajale të garës së zhvilluar në SHBA”. Më tej, Presidenti i Shqipërisë, Topi vlerësoi zgjedhjet e lira dhe të ndershme në shtetin-kontinent dhe tha se ky është një leksion i madh për Shqipërinë. “Të gjitha leksionet e mira vijnë nga SHBA dhe kryesor është leksioni i madh i demokracisë”, tha ai ndërsa shtoi se “amerikanët janë lider botëror për zhvillimin  e demokracisë kudo në botë”.

Ndërsa pyetjes se çfarë mund të ndryshojë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, pas ardhjes së Obamas në Shtëpinë e Bardhë, Topi tha se “marrëdhëniet tona kanë qenë dhe do të jenë të shkëlqyera ndaj nuk mund të të përdorim fjalë krahasuese”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›