E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohet 30-vjeçarja, mister rrethanat

Vlorë- Një 30-vjeçare i ka dhënë fund jetës dje duke pirë fotoksinë, ndërsa mbetet mister arsyeja që e çoi atë drejt vetëflijimit. Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes në fshatin Armen, fshat në të cilin jetonte gruaja e re. Siç mësohet 30 vjeçarja me emrin Veraj është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët, me të cilët jetonte. Kanë qenë këta të fundit, të cilët kanë tentuar ti japin ndihmë e parë dhe më pas e kanë dërguar në qëndren shëndetësore të Selenicës.

Për shkak të komplikacioneve, ajo është përcellë për në spitalin e Vlorës, por ka mbërritur atje e pajetë. Nga dëshmitë e familjarëve mësohet se ajo ka pirë doza fotoksine. Trupi i pajetë i 30- vjeçares i është nënshtruar ekspertimit mjeko ligjor, për të parë dhe shkaqet, nëse bëhëj fjalë për vetëvrasje, apo version tjetër. Nga të dhënat e para, nuk janë parë shenja dhune, ndërkohë që ende ekspertiza nuk ka dhënë konkluzionin zyrtar, por paraprakisht dyshohet vetëvrasja. Ndërsa policia ende nuk ka sqaruar shkaqet që çuar gruan në aktin e vetëflijimit.

Brenda një harku kohor prej tre javësh, në ambjentet e spitalit rajonal të Vlorës janë paraqitur katër raste tentativash për vetëvrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›