Lohan: Kujdes, zgjedhjet dhe Gërdecin
Tiranë-Plotësim dhe zhvillim i zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe hetim i plotë dhe larg ndikimit të politikës për tragjedinë e Gërdecit. Këto kanë qenë dy nga shumë pikat kritike të progres raportit të vitit 2008, të KE-së për vendin tonë, prezantuar nga ambasadori i Komisionit evropian në Tiranë, Helmut Lohan, pak më parë.
“Është e rëndësishme se zgjedhjet e vitit 2009 duhet të përgatiten në mënyrë të saktë dhe sipas standardeve kombëtare”- ka thënë Lohan gjatë në konference për shtyp para mediave. Progres raport që e përmblodhi me fjalët: Për Shqipërinë gota është gjysmë plot sa është edhe gjysmë bosh, duke treguar, sipas tij një balancë ‘pak’ në anën pozitive. Lohan prazantoi kolonat kryesore të raportit, që kanë të bëjnë me kriteret politike, kriteret ekonomike dhe standardet evropiane.
“Në këtë raport është theksuar fakti që ka pasur ecuri në konsolidimin e demokracisë dhe kjo në bazë të konsensusit partiak. Shqipëria ka luajtuar një rol konstruktiv në ruajtjen e stabulitetit të rajonit dhe ka nxitur narrëdhënie të mira me fqinjët”- tha Lohan, duke iu referuar ndarjes së raportit për kriteret politike.
Korrupsioni
Duke u ndaluar në luftën kundër korrupsionit, Lohan ka theksuar raporti njeh përpjekjet dhe dinamikën e arritur në luftën kundër korrupsionit gjatë 12 mujave të fundit. “Korrupsioni qëndron, vazhdon të jetë një problem serioz dhe i përhapur”- tha ai, duke shtuar se në progres raportin e këtij viti nuk përdoret e njëjta gjuhë dhe terminologji e përdorur një vit më parë.
“Raporti thotë se një hetim i qartë për Gërdecin ëshë i nevojshëm, strategjia antikorrupsion me planin e aksionit ka nevojë të zbatohet. Nuk është në ndihmë të hetimit nëse ka ndërhyrje politike. Ashtu si tha dhe KE, hetimi për Gërdecin duhet të shkojë deri në fund. Hetuesit duhet të bëjnë punët e tyre dhe të tjerët të mos ndërhyjnë në këtë punë. Raporti nxjerr në pah se aranxhimi i institucioneve në luftën kundër korrupsionit qëndron i dobët. Angazhimi për të luftuar korrupsionin është i nevojshëm që të mbështet nga implementimi rigoroz”- tha ai.
Ekonomia
Ekonomia shqiptare, sipas Lohan ka bërë përparim drejt realizimit të ekonmisë së tregut. Rritja ekonomike e vendit është vënë re ashtu si dhe suksesi i vendit në ruajtjene inflacionit. “Raporti nënvizon progresin në privatizim dhe përmirësimin në mjedisin e biznesit. Por ka edhe probleme, si risktrukturimi i sektorit të privatizimit të energjisë që nuk është arritur dhe furnizimi me energji vazhdon të dëmtojë zhvillimin ekonomik. Duhet të ndiqen disa reforma për të bërë që ekonomia të mund të konkurrojë e të jetë më e konkurrueshme”- tha ai.
Standardet Evropiane
Në standardet evropiane, raporti sjell detaje për përpariminnë disa çështje të caktuara. Ai nxjerr në pah një progres që është bërë në legjislacion, politika dhe kapacitete, në fusha të tilla si dogana, lëvizja e lirë e mallrave.
Më pak përparim, sipas Lohan është bërë në fusha si energjia, transporti, prokurimet publike, çështjet sanitare dhe veterinere. Në këto fusha Shqipëria ka nevojë të rrisë përpjekjet për të zbatuar ligje dhe politika. Rezultatet e përmirësuara janë të nevojshme si në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe larjes së parave. “E kam përmenduar faktin që më shumë përpjekje duhet të bëhen për sa i përket zbatimit dhe forcimit të legjislacionit, kjo është një fushë që sigurisht ka një rëndësi të madhe e do të ketë gjatë viteve në vazhdim”- tha ai.
Pyetjet e mediave
Sa ka qenë progresi i Shqipërisë, duke e lidhur me vendet e rajonit me aspirantet e Ballkanit Perëndimor?
Nga pikëpamja e KE-së, vendet e rajonit kanë nevojë për plotësimin e kushteve, ato potelciale për anëtarësim. Ato vende që tregojnë gatishmërinë mund të arrijnë statusin e kandidatit. Pikpamja e KE-së është se ai vend që ka angazhimin e duhur për të bërë përpjekjet e duhuara për të aplikuar për anëtarësim ku përfshihet edhe suksesi, atëherë rruga drejt integrimit mund të arrihet.
Si i konsideroni hetimet e nisura për Gërdecin dhe performancën e politikës lidhur me këtë çështje?
Nuk kam informacion për hetimet në gërdec deri tani, hetimet po vazhdojnë, ëhstë e rëndësishme që ato po mbyllen. Natën e rezultatit, atëherë do të mund të flasim më tepër duke pasur parasysh rezultatet. Nuk është në ndihmë të hetimit nëse ka ndërhyrje politike. Ashtu si tha dhe KE, hetimi për Gërdecin duhet të shkojë deri në fund. Hetuesit duhet të bëjnë punët e tyre dhe të tjerët të mos ndërhyjnë në këtë punë.
Si ju duket kodi i përgatitur për reformën zgjedhore?
KE ka nxjerrë në pah se përgatitjet duhet të finalizohen mirë deri ditën e zgjedhjeve të vitit tjetër. Kompletimi i reformave elektorale do të kërkojë një kod elektoral transparent që do të lejojë zgjedhjet e përgjithshme. Zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë që të shmangin kontestimet në fund, përgatitja dhe finalizimi i kodit elektoral duhet të zhvillohet në parlament dhe jo jashtë tij. Unë kam besim që politikanët shqiptarë janë në dijeni për rreziqet që i presin për zgjedhjet, nëse do të kishte kontestime.
Si e shikoni faktin që mazhoranca për reformën në drejtësi ka mënjanuar Euralis që jep konsulencë për këtë reformë?
Kemi parë se disa akte legjislative janë adoptuar dhe pjesë të tjera të legjislacionit janë në përgatitje. Ekspertiza e Euralis ka ecur në këtë përgatitje. Kontributet e ekspertëve të tij po dëgjohen, po merren parasysh dhe më pas do të adoptohen nga administrata. Ajo që ne nuk kemi ende është një reformë e zgjeruar në gjyqësor, që i tejkalon amendamentet, dhe pjesëzat e legjislacionit, në mënyrë që gjyqësori të bëhet më i efektshëm. Është e rëndësishme që të gjitha pjesët e sistemit gjyqësor janë të funskionojnë së bashku dhe ndaj një strategji e zgjedhura në sistemin gjyqësor është e nevosjhme. Dmth që nuk do të kishte shpenzime dhe probleme në buxhetin e të ardhmes.
Mazhoranca premton se brenda vitit 2009 do kemi liberalizim vizash.A a e shikon BE pjesën e gotës plot në këtë cështje?
Shqipëria ka bërë përparim në shumë cështje, për liberalizimin e vizave, si kontrolli i kufijve, ose procesi për prodhimin e dokumneteve të identifikimit. Qeveria shqiptare është e angazhuar të vazhdojë në punën e saj. Janë disa kushte të tjera që duhet të plotësohen, në këtë hartë që është prezantuar. Nuk e përjashtoj që Shqipëria mund të aplikojë deri në vitin 2009.
Cfarë vlerësimi do të bënit për vitin 2008, krahasuar me 2007 për vendin tonë?
Do të shpresoja, por gjuha jonë s’mund të bëhet jodiplomatike. Unë jam i bindur se raporti është i qartë dhe flet në mënyrë të hapur për arritjet dhe mungesën e arritjeve dhe sfidat përpara. Nuk ka kuptim të përmbledhim dokumentin prej 56 faqesh nga 1 te 10.
Ata që janë të interesuar do të shikojnë fushat që u duken më të rëndësishme, por për të gjithë vendin për të avancuar drejt një pozicioni si duhet për statusin e kandidatit është e rëndësishme që të bëhet përparim në të gjitha fushat, kriteret politike, ekonomike dhe standardet evropiane. Nëse shkoni në detaje të raportit do të kuptoni menjëherë sasinë e punës që e pret Shqipërinë. Nëse do të aplikojë apo jo deri në 2009 ky është një vendim politik që duhet të merret nga Shqipëria. KE dhe BE e kanë përsëritur që vende që demonstrojnë gadishmërinë e tyre mund t’ia dalin të marrin statusin e kandidatit.
Ne mesdite, Lohan i dorezoi kreut te qeverise progres raportin, duke nenvizuar pikat kryesore te tij. Raport objektiv në ecuritë dhe vërejtjet e konstatuara. Kështu e ka cilësuar Berisha raportin e KE-së për vendin. Ai e ka cilësuar një dokument të shkëlqyer për qeverinë që drejton, si program pune, por edhe si program elektoral për kërkesat që shtron dhe ato që do të zgjidhen për vitin e ardhshëm. “Jemi shumë të inkurajuar nga raporti”- përfundoi Berisha.