Kapet me 40 kg hashash, arrestohet 23-vjeçari
Gjirokastër- Transportonte 40 kg hashash, duke lëvizur me një makinë me tabelë policie dhe veshur me jelek fosforeshent, por nuk ka mundur të udhëtojë gjatë. Policia ka ndaluar shtetasin 23-vjeçar Astrit Kermezo, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilën udhëtonte është gjetur 40 kg hashash, që dyshohet se vinte nga Lazarati.
Në vijim të operacionit të Koduar “Fillimi”, Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Gjirokastër, ka zhvilluar një tjetër operacion të koduar “Vazhdimi”, për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas të njëjtave burime, 23-vjeçari është ndluar në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, konkretisht në vendin e quajtur fusha e Shtëpëzit, afër kantierit të ndërtimit të autostradës.
“Nga kontrolli rezultoi se në bagazhin e automjetit tip Benx 190, me targa DR 80 44 D,(false) që drejtohej nga shtetasi Astrit Kermezo, lindurnë Shkodër dhe banues nëGjirokastër, i cili lëviste nga Gjirokastra në drejtim të Tepelenës,janë evidentuar 4 pako në formë katrore të mbështjella me letër natriban me ngjyrë kafe ku brenda tyre kishte lendë narkotike e dyshuar si Mariuanë, ku secila pako peshonte nga 10 kilogramë”- thanë burimet.
Për t’iu shmangur postoblloqeve të policisë drejtuesi i automjetit kishte vendosur në makinë një tabele policie të qarkullimit rrugor dhe një jelek fosforishent po të policisë rrugore.
Menjëherë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Kermezo, për veprën penale të “Trafikut të Lëndëve Narkotike”, sekuestrimi i lëndës narkotike, sasisë së lekëvedhe automjetit në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale, si dhe për kapjen dhe vënien para drejtësisë së personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.