Kapllani con "Ditarin..." ne "Edinburg"
Ka qene vete Kapllani, qe i eshte dashur, qe per miqte e tij te shumte, te tregoje lajmin. Qe ne vetvete s'eshte i vogel. "A Short Border Handbook" (Ditar i vogel kufijsh) do te jete ne listen e aktiviteteve promovuese me rastin e Festivalit te Edinburgut, e precizuar per daten 30 gusht. Ne te njejtin panel me Kapllanin do te jete dhe Christopher de Bellaigue, autor dhe gazetar i njohur dhe korrespondent i "The Economist" dhe "New York Review of Books" ne Lindjen e Mesme. Ashtu si Z. Kapllani per problemin mes Greqise dhe Shqiperise dhe ai ka bere nje pershkrim te sotem te identitetit turk.
Duhet thene se libri i Gazmend Kapllanit u percoll nga media, por jo me rendesine e duhur te perpjekjeve qe ben prej vitesh ky publicist i vecante. Fale tij eshte njohur nje pasqyre tjeter e marredhenieve ndermjet dy vendeve tona, por edhe eshte hedhur nje drite shume interesante ne lidhje me keto marredhenie.
Libri ka nje strukture te thjeshte por origjinale, e cila e ka ndihur autorin qe te tregoje mundesine e tij. Ne kopertinen e botuar ne anglisht thuhet: "I distancuar dhe pjesemarres, ironik dhe emocional, Kapllani gersheton historine e tij personale me meditime mbi "sindromin e kufijve" - nje gjendje mendore dhe gjeografike - duke krijuar nje kombinim brilant, argetues dhe depertues", libri duket se ne kete rruge ka depertuar drejt publikut britanik. Frymen e librit e ka percjelle- nje nga kritiket me te njohura ne Angli, Lisa Appignanesi qe shkruan se: "Nje liber ironik, lozonjar, brilant mbi emigracionin. Kapllani e rrefen ate ashtu sic nuk e ka bere askush me pare". Nje tjeter percaktim per librin ben me dije se: eshte nje eksplorim gazmor dhe thellesisht i kendshem i migrimit dhe kufijve nga nje shqiptar, qe u rrit ne cmendinen e Hoxhes, duke u pergjeruar per te kaluar ne Greqi vetem per te gjetur nje tjeter lidhje absurde dhe zhgenjyese te ardhjes se tij eventuale.
I kendshem ka qene dhe ai vete ne nje nga pasazhet e librit: Enderroj nje bote pa emigrante. Por nje bote pa emigrante nuk eshte e mundur. Nje bote pa emigrante do te thote nje bote pa tirane dhe varferi. Nje bote, mbi te gjitha, ku nuk do ekzistoje deshira e njeriut per t'i dale zot fatit te vet. Nje bote pa emigrante dhe emigrime do ishte nje bote shume me e merzitshme se e sotmja. Ne te njejten kohe qe enderroj nje bote pa emigrante, konsideroj vetveten me fat qe jam emigrant. Ne fund te fundit, duhet te kesh zemer qe te vendosesh te fillosh jeten nga hici, te kacafytesh me kufijte, te fitosh gjithcka nga fillimi: gjuhen, emrat e rrugeve, emrat e njerezve. T'a besh tendin qytetin e te huajve. Te jesh emigrant puro-sangue, do te thote te kesh kuptuar forcen e vullnetit dhe te mesohesh me lojerat e skajshme te fatit. Te kuptosh qe virtyti me i larte i njeriut nuk ka te beje me gjakun e te pareve por me aftesine per te ndryshuar. Te mesosh qe e fshehta e suksesit eshte e thjeshte dhe e veshtire: mos te ngopesh kurre se jetuari...". Por, kjo eshte e pamundur dhe ai e di mire fare kete, sepse e tille eshte Shqiperia dhe Greqia, ku virtualiteti dhe vrundujt e valet e te shkuares permbysin gjithcka te sotme. B.an