E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, kater vatra zjarri ne 24 ore

ELBASAN- Disa vatra zjarri jane regjistruar edhe ne qarkun e Elbasanit gjate 24 oreve te fundit. Burime policore pohojne se ne oret e mengjesit te se dieles u perfshi nga flaket fusha e grumbullimit te plehrave qe ndodhet ne periferi te qytetit te Librazhdit. Si pasoje e djegies se mbeturinave jane krijuar re te dendura tymi, te cilat kane shkaktuar nje ndotje te padurueshme ne zonen e banuar qe ndodhet jo shume larg fushes se grumbullimit te mbeturinave. Sipas banoreve, kjo vater zjarri shkaktoi nje ndotje masive te te gjithe zones, ndersa dyshohet se zjarri ka qene i qellimshem dhe po punohet per identifikimin dhe arrestimin e autoreve. Po te shtunen, nje segment i shkurter i linjes hekurudhore qe lidh stacionin e Peqinit me ate te Elbasanit, eshte demtuar pjeserisht nga zjarri. Sherbimi i mirembajtjes se linjave hekurudhore i ka riparuar traversat e demtuara gjate paradites se djeshme, duke siguruar normalitetin ne qarkullimin e trenave. Nje zjarr i rene pasditen e djeshme ne fshatin Perparim te Peqinit shkrumboi 2 hektare me qershi. Zjarrfikesit kane mberritur ne vendngjarje dhe per ore te tera kane vazhduar punen per izolimin e flakeve dhe shuarjen e vatres se zjarrit. Nderkohe, dje rreth ores 17:00, flaket perpine masivet me ullinj ne fshatin Belsh te Elbasanit. Per pasoje u dogjen nga zjarri 150 rrenje ullinj.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›