Fitorja e koalicionit PD - LSI tregon rritje te besimit te koalicioni i integrimit

Zgjedhjet ne Trebinje komenton kryeministri Berisha
Kryeministri Berisha i ka cilesuar zgjedhjet ne Trebinje si te nje rendesie te vecante dhe i ka bere thirrje kreut te PS-se Rama ti njoh rezultatet. Duke folur ne mbledhjen e grupit te PD-se kryeministri Berisha theksoi se fitorja e koalicionit PD-LSI tregon rritja e besimit tek koalicioni i integrimit dhe voten e qytetareve kunder korrupsionit te kryetarit te bashkise Tirane.
Le te pershendesim shume perzemersisht zgjedhesit e Mokres te cilet ne nje votim te shkelqyer votebesuan mazhorancen koalicionin dhe nxoren fitimtare kandidatin e perbashket te propozuar nga Levizja Socialiste per Integrim. Fitorja ne Mokerr eshte e nje rendesie te vecante eshte deshmi e nje besimi te madh ne rritje tek ky koalicion lsquoKoalicioni i Integrimit u shpreh kryeministri.
Berisha solli ne vemendje se komuna ka qene e qeverisur nga Partia Socialiste por me kete test nisi dhe ndryshimi i madh elektoral.
Ftoj zotin Edi Rama te njohe rezultatin e garantoj se kudo do te kete nje proces te lire dhe te ndershem sikunder te shfrytezoje te gjitha prerogativat ligjore ne rast se ka verejte. Ndaj dhe me kete votim kjo eshte nje kthese e madhe. Kjo eshte nje kthese qe do te beje qe qytetaret e Mokres te rikthehen ne zonen e tyre te bukur mahnitese per bukurite e saj natyrore por edhe per burimet qe ka mbi te gjitha burimet turistike. Duhet ta pranojme se me kete vote votuan per te ardhmen por votuan ne menyre absolute edhe kunder 20 per qindeshit theksoi me tej Berisha.
Gjithashtu kryeministri garantoi zgjedhesit e Mokres se autostrada Qafe Pllocke-Qukes do te vazhdoje pa nderprerje.
I garantoj ata se se bashku do te ndertojme Mokren turistike. Ju nuk e njihni se cfare thesaresh turistike mbart Mokra ne gjirin e saj. Ato presin urbanizimin e zones per tu bere nga vendet me te preferuara turistike te Shqiperise. Mokra duhet ta mbani mend gjithmone se bashku me Dukagjinin jane konservatet gjenike te kombit ne histori deklaroi Berisha.
LSI per zgjedhjet ne Trebinje Zgjedhesit votuan alternativen e zhvillimit dhe integrimit/Levizja Socialiste per Integrim ka pershendetur zgjedhjet e zhvilluara ne komunen Trebinje ne Pogradec. Ne nje konference per shtyp sekretari i pergjithshem ne LSI Luan Rama pasi ka falenderuar votuesit e kesaj komune per besimin qe i dhane koalicionin PD-LSI theksoi se ne komunen Trebinje fitoi koalicioni i integrimit.
Ai e ka cilesuar garen per kryetar komune ne kete komune si korrekte dhe ka falenderuar edhe kandidatin e PS-se Behar Kastrioti. Nderkohe ne zgjedhjet e se dieles ne Komunen e Trebinjes ne Pogradec kandidati koalicionit PD-LSI Feim Jashallari ka fituar me nje rezultat te ngushte prej 76 votash kundrejt kandidatit te PS-se dhe rivalit te tij Behar Kastrioti. Zona e Trebinjes eshte njohur gjithmone me elektorat te saj te majte. Por zgjedhjet e te dieles konfirmuan rritjen e besueshmerise ndaj qeverise Berisha dhe mazhorances qeverisese ne teresi.