E Diel, 1 Nëntor 2026

Piramida e diktatorit Parlament Demokracie projekti i 35 katesheve monument korrupsioni

26-10-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha shpjegon para grupit parlamentar te PD-se aksionet me te fundit te qeverise

Kryeministri Sali Berisha garantoi dje qytetaret e Tiranes se sdo lejohet te ndertohet asnje pallat ne zonen e Parkut te Liqenit lartesia e te cileve shkon ne 35 kate. Duke iu referuar projektit te shume diskutuar qe u konvertua ne objekt debatesh akuzash dhe kunder akuzash mazhorances opozite pas zbulimit te skemes mafioze te udhehequr nga Edi Rama dhe lsquolepujt e tij. Kreu i qeverise u zotua ne mbledhjen e radhes te grupit te Partise Demokratike se nuk do te lejoje te ndertohet me asnje pallat shumekatesh ne Tirane koka e te cilit te zgjatet mbi te tjerat. Berisha garantoi se nuk do te lejoje projektin tek Liqeni.
35 kateshi monumenti me i nxire i korrupsionit ne historine e ketij vendit maja e tij duket nga mbare Shqiperia nga Mokra dhe Valbona nga Konispoli dhe Vermoshi nga luginat dhe majat e maleve ngado qe qytetare hedhin veshtrimin drejt kryeqytetit. U del sahati Bulevardi Deshmoret e Kombit u dalin ministrite por per fat te keq u del edhe shtylla e turpit apo monumenti i 20 per qindeshit 35 kateshet te diga e liqenit qe ju garantoj ju se nuk do te ndertohet garantoi shefi i ekzekutivit.
Kryeministri Berisha theksoi se eshte vendosur qe ne vend te godines se Piramides ne Tirane te ngrihet Parlamenti i ri. Sipas kreut te qeverise ndertimi i parlamentit te ri nuk eshte thjesht nje vullnet por eshte nje domosdoshmeri.
Ky vend i cili vuajti per 50 vjet diktaturen me te eger dhe izoluese te Evropes eshte i etur per nje tempull te demokracise sikunder eshte parlamenti dhe duhet ta kete.
Eumlshte ne dinjitetin e vendit te kete ndertesen e Parlamentit. Fati e dha qe terreni te jete aty ku e premton. Nuk mundet qe ne mes te Tiranes te rrije piramida e ndertuar per te perjetesuar diktatorin me te eger qe e cilesuan si Hitlerin e post-luftes se dyte boterore.
Tani piramida duhet ti leshoje vendin Parlamentit. Piramida eshte vendi me ideal per ndertimin e Parlamentit te ri sikunder vendosi edhe nje grup deputetesh. Fillimisht Partia Socialiste ishte dakord me projektin ne fjale por me pas PS kundershtoi projektin. Me cduket ndonje fantazme u shkoi socialisteve ne seline roze e ua nderroi mendjen u shpreh kryeministri Berisha.
Ai shprehu premtimin se parlamenti i ri do te inaugurohet ne 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise ne shenje nderimi te heronjve te kombit qe ne stuhite e kohes dhe ne lufte me shovinistet fqinje shpallen Shqiperine te pavarur.
Do behet cdo gje qe parlamentin e ri ta inaugurojme ne nderim te 100 vjetorit te Pavaresise se vendit ne nderim te tere atyre burrave te mencur shqiptare qe ne koherat me te stuhishme shpallen pavaresine e territorit shqiptar nga idete per ndarje qe vinin nga fuqite e huaja. Qeveria do te mobilizoje cdo gje dhe eshte e rendesishme qe Komiteti te veproje cdo dite ne menyre qe shqiptaret ta shohin parlamentin e ri ne sa me shpejt deklaroi me tej kryeministri Berisha. Krahas ndertimit te Parlamentit te ri nen kujdesin e kryeministrit Berisha eshte edhe nje projekt tjeter ai i ndertimit te stadiumit bashkekohor i cili sikurse Parlamenti do te inaugurohet me 28 Nentor te vitit 2012-e.
Nderkaq me tej gjate mbledhjes se grupit kuvendor kryeministri Berisha percolli edhe shqetesimin e studenteve per problemet qe vijne nga komplikimi i sistemit te Bolonjes ne arsim dhe Masteri pas tre viteve te universitetit. Ne kete sens kryeministri i beri thirrje Ministrise se Arsimit qe te mos kete kufizime per Masterin.
Qellimi i sistemit te Bolonjes nuk eshte qe te ndale studentet andaj ministria e Arsimit te marre masa per te hequr nga universitetet cdo lloj ngjashmerie me repartet ushtarake ne kuptimin qe cdo student mund ti nderprese studimet dhe te lejohet ti kthehet universitetit kur ai te kete mundesi pasi sikunder tha kryeministri ka ngjarje njerezore qe i detyrojne studentet te ndjekin nje rruge tjeter.
Sipas kryeministrit studentet duhet te kene te drejten ti rikthehen universitetit kur ata te kene mundesi duke bere thirrje qe universitetet nuk duhet te funksionojne si repart ushtarak. Kjo gje i ben me te sigurt universitetet tona sikunder u jep mundesi studenteve qe per ngjarjet e tyre gjate studimeve te mos humbasin te drejten e mbarimit te studimeve dhe ky eshte nje standard perendimor tha Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›