Shqiperia progres drejt arritjes se Objektivave te Mijevjecarit
Ceremoni me rastin e 65-vjetorit te OKB-se. Konstaton Koordinatorja e PNUD-it Zineb Touimi-Benjelloun
Shqiperia pas miratimit te Deklarates se Mijevjecarit nje dekade me pare po deshmon progres drejt arritjes se Objektivave te Mijevjecarit ne te gjithe objektivat dhe treguesit saj tha dje Koordinatorja e re e Agjencive te Kombeve te Bashkuara dhe Perfaqesuese e Perhershme e Programit te Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara PNUD ne Shqiperi Zineb Touimi-Benjelloun.
Ne ceremonine e pervjetorit te 65 te OKB-se organizuar dje ne mbremje ne hotel Rogner Benjelloun e konsideroi bashkepunimin me Shqiperine te shkelqyer dhe u shpreh se angazhimi i qeverise shqiptare per OKB eshte shembullor.
Ajo vleresoi angazhimet dhe perparimin e vendit tone ne arritjen e Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit ne fusha te tilla si lufta kunder varferise se skajshme qeverisja e mire permes perdorimit te teknologjise se informacionit dhe komunikimit dhe permiresimit te shendetit e te kushteve sanitare.
Benjelloun deklaroi se njohje meriton edhe rishikimi nga Shqiperia i objektivave te saj per vitin 2015 per ti bere ato me ambicioze dhe per ti perputhur me shume me standardet europiane. Sidoqofte ka ende sfida dhe OKB eshte e angazhuar te mbeshtese qeverine e shqiptare per kapercimin e tyre.
Dita e OKB tha ajo kujton procesin e rendesishem te reformave te ndermarra tre vjet me pare me qeverine e shqiptare dhe partneret nderkombetar per realizimin e nje organizate te vetme OKB ku u nenshkrua programi One Programme.
Kjo pervoje sipas Benjelloun tregoi se OKB mund te arrije rezultate me te mira duke punuar si nje e vetme duke sjelle ne nje vend pervojen dhe identitetet e vecanta te seciles agjenci te OKB per ti sherbyer me mire Shqiperise dhe mbeshtetjen e saj drejt BE-se.
Koherat ndryshojne keshtu qe duhet te ndryshoje dhe OKB per te mbetur nje aktore unike sherbyer popujve te Botes dhe per te vazhduar mbeshtetjen e cila eshte jetike per rritjen e koherences se te gjitha sistemeve te OKB perfundoi Benjelloun.
Realizimi i objektivave te mijevjecarit dhe respektimi dhe mbrojtja e te drejtave te njeriut jane nder sfidat paresore te qeverise shqiptare si anetare e OKB-se.
Keshtu u shpreh Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto gjate takimit te mbajtur me rastin e 65- vjetorit te krijimit te OKB- se. Ai shtoi se kontributi i OKB -se ne bote per sigurimin e paqes dhe sigurise eshte fondamental. Ne kete pervjetor te krijimit te OKB ndash se ishte i pranishem kryeministri Sali Berisha kryetarja e kuvendit Topalli dhe nje sere personalitetesh te fushave te ndryshme.
Austria zgjeron kontributin e saj per programin Nje OKB ne Shqiperi
Qeveria e Austrise vazhdon ti ofroje mbeshtetje te rendesishme Programit Nje OKB ne vend duke kontribuar me 200 mije euro ne Fondin e Koherences se OKB-se. Diten e djeshme u nenshkrua nje marreveshje nga qeveria e Austrise dhe Kombet e Bashkuara ne pranine e Ministrit te Inovacionit dhe TIK Genc Pollo dhe Valbona Kuko Drejtoreshe e Departamentit te Strategjive dhe Kordinimit te Ndihmes se Huaj ne Keshillin e Ministrave.
Fondi i Koherences se OKB-se kontribuon per te rritur lidershipin e Qeverise se Shqiperise ne shperndarjen e fondeve per zhvillim dhe ka per qellim te siguroje fonde te parashikuara. Qeveria se bashku me Koordinatoren e Perhershme te OKB-se dhe agjencite pjesemarrese te OKB-se percaktojne se cilat programe me prioritet kombetar do te mbeshteten permes Fondit te Koherences.
Qeveria austriake e cila ka kontribuar nje total prej 650 mije Eurosh eshte nje nga donatoret kyc te Fondit te Koherences se OKB-se. Programi Nje OKB gjithashtu ka perfituar nga mbeshtetja e Komisionit Europian Spanjes Zvicres Suedise Norvegjise dhe Holandes. Kombet e Bashkuara ne partneritet te ngushte me Qeverine kane punuar duke bashkuar ekspertizen e 14 agjencive te OKB-se per te rritur impaktin dhe cilesine e sherbimeve dhe per te ndihmuar vendin ne arritjen e Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit dhe ne integrimin ne Bashkimin Europian.