Fitorja e rebelëve në Siri, Alibali: Humbësi më i madh, Irani

Analisti Neritan Alibali deklaroi se lufta e Izraeli me Hezbollahun dhe me Hamasin, dhe ndikimi i luftës në Ukrainë, bënë të mundur që regjimit të Assad t’i largohej ‘krahu i hekurt’ që e mbante në pushtet.
Për emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH-1, Alibali tha se, të zhytur në luftërat e tyre, as Rusia dhe as Irani nuk ishin në gjendje të ndihmonin regjimin e Assad.
“Ndaj unë mund të them që humbësi më i madh i kësaj lufte është vetë Irani sepse është e sigurtë që Siria ka dal tashmë jashtë orbite të Iranit. S dyti ka humbur linjën e komunikimit dhe të ndikimit dhe furnizimit ndërmjet Irakut të Hezbullahut që tashmë është e shkatërruar”.
/rtsh.al/