“Izraeli ndihmoi rebelët të fitojnë”- Eksperti Krisafi: Ja e ardhmja e Sirisë!

Eksperti për Sigurinë, Ledion Krisafi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudshi’ në RTSH, deklaroi se në rrëzimin e Assadit në Siri, ndihmën më të madhe e dha izraeli, si në pikëpamjen metaforike, por edhe në aspektin real të zhvillimit të ngjarjeve atje.
“Në mënyrë figurative, por edhe praktikisht, Assadin e rrëzoi Izraeli. Hoqi Hesbullahun dhe dobësoi ndjeshëm Iranin. As Rusia nuk kishte se çfarë të bënte më, me problemet që ajo vetë ka në Ukrainë. Irani dhe Hezbullahu e mbajti Assadin në këmbë. Izraeli ka bërë punën më të madhe në rrëzimin e Assadit. Ky pohim është bërë edhe nga vetë liderët rebelë. Për Iranin humbja është shumë e madhe. Hezbollahu është tashmë në kushte mbijetese.”, tha Krisafi.
/rtsh.al/