E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorje të reja

Edhe kur morëm,

Ftesën nga BE-ja,

Këtu qeverisë,

Nuk iu prish hareja!

Këtu qeverisë,

Nuk iu prish hareja,

Saliu festonte,

Fitorje të reja!

Edhe opozita,

Nuk iu sul aspak,

Po ndenji me Salën,

Në një oturak!

Po ndenji me Salën,

Në një oturak,

Spat fuqi të jepte,

As dhe një shuplakë!

Askush sprotestoi,

Hiç në këtë vjeshtë,

Të gjithë e kaluan,

Si një gjë të thjeshtë!

Të gjithë e kaluan,

Si një gjë të thjeshtë,

Sikur mbenë pa qethur,

Delet edhe deshtë!

As dhe një dykëmbësh,

Nuk u pikëllua,

Si diçka pa vlerë,

U interpretua!

Si diçka pa vlerë,

U interpretua,

Edhe pse dy herë,

Vendi u ndëshkua!

Kur them fjalën vend,

Kuptoj qeverinë,

Ose fare saktë,

Kuptoj xha salinë!

Ose fare saktë,

Kuptoj xha Salinë,

Që ka bërë gjithsej,

Në ujë një vrimë!

Këtu triumfoi,

Puro dekadenca,

Vendin e mbuloi,

Veç indiferenca!

Qeveria foli,

Dhe pse ish fajtore,

Po Edvini sdoli,

As një çerek ore!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›