Presidenti Obama po përballet me premtimet që u ka bërë katolikëve
Në vitin 2009, Universiteti i Notre Dame, duke kërkuar që në adresat e shkollave të dërgohej një kampion i të drejtave për abort, i hapi rrugë debateve për muaj të tërë të shkaktuara nga Katolikët. Kur erdhi momenti, Presidenti Obama me shkathtësi uli tensionin e krijuar nga kjo kërkesë. Ai përforcoi një “prezumim të vullnetit të mirë” për të gjithë ata që janë “kundër – jetës”. Më pas ai u premtoi Katolikëve se bindjet e tyre “pro-jetës” do të respektohen nga administrata e tij. “Le ta nderojmë ndërgjegjen e atyre që nuk pajtohen me abortin”, tha ai, “dhe të hartojmë një nen ku të sigurohemi që të gjitha politikat tona të kujdesit shëndetësor të bazohen jo vetëm në shkencë, por edhe në moral, si dhe të respektojnë barazinë e grave”. Katolikët, të etur për siguri nga një udhëheqës, të cilin 54 për qind e tyre e kishin mbështetur, u qetësuan. Kjo deklaratë e Obamës, me fjali të vështira nënrenditëse dhe me fjalët e saj kyçe tingëlloi si një premtim që u mbajt pak. Tani mbrojtja e ndërgjegjes së katolikëve është nën sulm, veçanërisht nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS). Dhe strategjia e Obamës për Katolikët është në kaos. Pak para se Obama të fliste në Notre Dame, Unioni i Lirive Civile Amerikane në Massachusetts bëri një padi kundër Konferencës së Peshkopëve Katolikë të SHBA-ve (USCCB), duke kërkuar të hiqej akordimi i një ndihme financiare për programe ne ndihmë të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, pasi këto shuma, ACLU pretendon se nuk përdoreshin për aborte por përdoreshin në mbështetje të krijimit të fesë. Departamenti i Drejtësisë mbrojti në gjykatë akordimin e fondit. Por muajin e kaluar, Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) ndërpreu menjëherë financimin. Në këtë moment doli i parëndësishëm fakti se një bord i pavarur shqyrtimi kishte vlerësuar programin e peshkopëve “më efektiv” se konkurrentët e tjerë. HHS njoftoi se ishte duke i dhënë përparësi fondacioneve që ofrojnë “gamën e plotë të kujdesit gjinekologjik dhe obsetrik të lejueshëm ligjërisht”. Kjo procedurë është quajtur nga një zyrtar si një “procedurë standarde”. Pra tani procedura standarde në administratën Obama është të mohosh fonde për disa programe katolike bazuar në bindjet e tyre “pro-jetës”.
Procesi që prodhoi vendimi i HHS mbetet i paqartë. USCCB ka paraqitur një Akt-kërkesë të Lirisë së Informacionit për më shumë detaje. Por është e vështirë të imagjinohet që Sekretarja e HHS, Kathleen Sebelius, nuk ishte përfshirë në një çështje që krijoi kaq shumë polemika. Sebelius ka një histori të gjatë konflikti me autoritetet katolike.
Aplikuar gjerësisht, politika e HHS mund të përmendet për paragjykim sistematik anti-katolike në programet qeveritare. Dhe ky provokim nuk është i vetmi. HHS ka hartuar politikat e kujdesit në mënyrë kaq të hollësishme sa u kërkon kolegjeve katolike, universiteteve dhe spitaleve – apo çdo institucioni katolik që punëson dhe i shërben edhe jo-katolikëve - të ofrojnë mbulim shëndetësor që përfshin kontracepsion dhe droga që shkaktojnë abort. Në grantet e shëndetin global, është shfaqur një tendencë e re që kërkon integrimin e planifikimit familjar dhe shërbime për "shëndetin riprodhues", në mënyrë efektive duke zhvlerësuar pjesëmarrjen e institucioneve katolike në këtë proces. Kryepeshkopi Timothy Dolan, president i USCCB, i quan këto politika një “sulm i cili tani duket se po rritet me një ritëm aq të shpejtë sa asnjëri prej nesh nuk mund ta kishte imagjinuar”.
Viktimat e këtij sulmi nuk janë peshkopët, por të varfrit dhe të pambrojturit. Programet e USCCB për trafikimin njerëzorë, për shembull, sigurojnë asistencë punësimi, shërbime ligjore, kujdes për fëmijët dhe shërbime mjekësore. Por për shkak se menaxherët nuk përshijnë në ndihmë edhe abortet, HHS preferon ti mbyllë të gjitha këto programe duke i zëvendësuar me alternativa më pak efektive. Kjo formë ekstremiste anti-fetare po shkakton viktima.
Edhe politikisht është e pakuptueshme. Ana katolike e Obamës është duke u shfaqur si një mashtrim fare i qartë, një vit para se ai të përballet me zgjedhjet e reja. Një pjesë e koalicionit Demokratik - duke përfshirë liberalët dhe aktivistë të tjerë- kanë vendosur të sulmojnë dhe të margjinalizojnë udhëheqësit dhe institucionet katolike. Dhe HHS është rreshtuar në mënyrë aktive kundër organizatave katolike.
“Ne jemi në një luftë”, tha Sebelius një takimi të kohëve të fundit. Kundërshtarët e administratës, tha ajo, janë duke u përpjekur të “kthejnë prapa 50 vitet e fundit të përparimit që kanë bërë gratë në Amerikë në lidhje me kujdesin shëndetësor të tyre”. Kjo nuk është më “prezumim i vullnetit të mirë”. Kjo ka të gjitha shenjat dalluese të një hakmarrjeje.
Si do përgjigjet Shtëpia e Bardhë? Më konkretisht, si do të përgjigjet shefi katolik i stafit të zëvendës presidentit të parë katolik amerikan? Ata hoqën dorë nga besnikëria e tyre ndaj katolikëve duke dhënë mësime për abortin kohë më parë. Por a janë ata vërtetë të përgatitur për të tradhtuar bashkë- besimtarët e tyre që ende ruajnë këto besime? Sebelius po krijon në një kohë të papërshtatshme një ngatërresë politike. Do të jetë dukshëm më e vështirë për Obamën për t’iu drejtuar votuesve katolikë, në një kohë kur një pjesë e administratës së tij është në luftë me udhëheqësit katolikë dhe fenë katolik.