E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitou: BE-ja do të jetë më rigoroze se ICO-ja

Shteti i Kosovës do të vazhdojë të monitorohet dhe të korrigjohet nga afër. Këtë nuk do ta bëjë më ICO-ja, por Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ambasadori francez në Kosovë, Jean Francois Fitou, ka paralajmëruar se rregullat dhe kufizimet nga BE-ja do të jenë edhe më të vështira se ato që i ka bërë ICO-ja.

Në vigjilje të Javës “Bastille”, kur në Francë shënohet përvjetori i revolucionit francez, Fitou ka ftuar qeverinë e Kosovës që të vazhdojë të afrohet me qytetarët në veri dhe të diskutojë me ata përmbajtjen e Pakos së Ahtisaarit.

Sipas tij, sido që të quhet, Plani i Ahtisaarit jep çdo të drejtë që duhet për veriun, vetëm se duhet pasur mundësi interpretimi.

Sipas ambasadorit francez, çdo të zgjedhuri nga populli duhet dhënë rastin, dhe këtë e meritojnë edhe të zgjedhurit për të udhëhequr pushtetin në Serbi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›