Fitou: BE-ja e ngadaltë, por të mos mërzitet Kosova!
Është praktikë e BE-së që anëtarësimi i vendeve të reja të bëhet ngadalë, por nuk duhet të ‘mërzitet’ Kosova, ka vlerësuar ambasadori francez në Prishtinë, Jean François Fitou, në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”.
Ai ka thënë se i kupton kosovarët që janë të etur që sa më shpejt të përfitojnë liberalizimin e vizave, por thotë se ata duhet që të fokusohen për plotësimin e kritereve të kërkuara.
Ambasadori francez thekson se Kosova ka dëshmuar se po ndjekë politika kredibile, e kjo qasje është parë së fundi gjatë organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Ndërkohë, Fitou ka premtuar se edhe presidenti i ri francez Fransua Holland do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.