E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lukaku kërkon huazimin

Romelu Lukaku ka insistuar se nuk është penduar që i është bashkuar Chelseat, por ka shprehur dëshirën që sezonin e ardhshëm të huazohet të ndonjë skuadër.

Sulmuesi belg ka qenë i lidhur me një huazim të mundshëm te Werder Bremen, si pjesë e marrëveshjes së transferimit të Marko Marinit në Chelsea.

“Unë kam nevojë që të luaj më shumë ndeshje dhe kjo është gjendja më e rëndësishme për mua. Që të dy trajnerët Andre Villas-Boas dhe Di Mateo kanë preferuar lojtarët me përvojë. Unë nuk kam qenë dakord gjithnjë me vendimet e tyre, por si lojtarë ju duhet të pranoni vendimet e trajnerit”, tha Lukaku për gazetën belge De Standaard.

Luaku po ashtu nuk ka përjashtuar mundësin e transferimit te ndonjë skuadër tjetër angleze, por ka premtuar rikthimin në Chelsea. “Po i lë të gjitha opsionet e hapura. Pas eksperiencës që do marr do rikthehem sërish të Chelsea”, përfundoj ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›