Fitou: Fundi i mbikëqyrjes kur te jeni gati

Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean Fraçois Fitou, ka thënë se mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës do të përfundojë atëherë kur politika kosovare është e gatshme për një gjë të tillë.
Fitou ka thënë se largimi i mbikëqyrësve të pavarësisë do të varet nga politikanët kosovarë kur ata do të konsiderojnë se ndërkombëtarët janë të panevojshëm.
Këto komente ambasadori Fitou i bëri të shtunën pasi ndau diploma për nxënësit e shkollave fillore që kryen një test në gjuhën frënge.
“Kur këta nxënës, do t`i kryejnë të gjitha nivelet e kursit, ata do të mund të regjistrohen nëpër shkollat frënge pa provim”, ka thënë ambasadori francez.