Gjeliç: Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë një zgjidhje

Zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Gjeliç ka kundërshtuar vetveten duke thënë se “nuk është kusht arritja e një marrëveshje me Kosovën marrja e datës për negociata rreth anëtarësimit të Serbisë në BE.
Në një intervistë për gazetën “Blic”, Gjeliç më pas ka theksuar se “që të hyjë në BE, Serbia patjetër duhet të gjejë zgjidhje për Kosovën, sikurse edhe Prishtina, në qoftë se dëshiron të shkojë më tutje në integrimet evropiane”.
“Kompromisi ndërmjet Beogradit e Prishtinës është në interes të Evropës dhe të botës, pasi do të eliminoheshin përçarjet aktuale nga kjo çështje shumë aktuale” ka theksuar Gjeliç.