E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitou: Nuk do të bisedohet për çështje të kufijve dhe statusit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean Francois Fitou ka mbështetur deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili tha të dielën se nuk do të ketë status të veçantë për veriun e vendit.
 

Fitou është përgjigjur shumë shkurt, duke thënë se në dialogun e nisur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk do të bisedohet për çështje të kufijve dhe territorit të vendit. Ai ka shtuar se dialogu ka te bëjë kryesisht me çështje të përditshme të banorëve siç janë lëvizja e lirë, tregetia e çështje të tjera.
 

Këto komente, ambasadori francez i ka bërë gjatë hapjes së Festës Ndërkombëtare të Frankofonisë në Kosovë. Gjatë kësaj jave do të ketë aktivitete të ndryshme lidhur me vlerat dhe kulturën e franko – folësve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›