Drejtimi qe po merr Ukraina pas 5 vjet ngerci politik

Nje vit pasi Viktor Janukovic u be president i Ukraines mbeshtetesit e tij thone se ai ka sjelle qendrueshmeri ne kete vend me 46 milione banore. Kritiket thone se ai po i jep Ukraines drejtimin e nje regjimi autoritar njelloj si sundimi i Vladimir Putinit ne Rusi.
Euforia e Revolucionit Portokalli te vitit 2004 ne Ukraine eshte venitur gjate pese vjeteve ngerci politik.
Vitin e kaluar me nje votim te ngushte ukrainasit votuan per ndryshim.
Fituesja e Revolucionit Portokalli populistja properendimore Julia Timoshenko u largua dhe vendin e saj e zuri humbesi i Revolucionit prorusi konservator Viktor Janukovic.
Fjala eshte per nje shtet ish sovjetik qe vjen pas Rusise per nga popullsia dhe siperfaqja.
Organizata Freedom House e ka ulur klasifikimin e Ukraines nga vend i lire ne vend pjeserisht te lire. Organizata Gazetaret Pa Kufij e ka ulur Ukrainen 42 shkalle me poshte ne Indeksin e saj per Lirine e Medias duke e renditur ne vendin e 131.
Ja cthote Natalya Ligacova e cila punon per levizjen e re Stop Censorship ne Kiev.
Qeveria ukrainase ka huazuar nga autoritetet ruse deshiren per te censuruar dhe monopolizuar informacionin kryesisht ne kanalet televizive po ashtu edhe mbi shtypin dhe internetin.
Zedhenesi i ministrise se jashtme Oleh Voloshyn thote se shume gazetare dhe punonjes te te drejtave te njeriut ne Ukraine jane mbeshtetes te Revolucionit Portokalli prandaj nderrimi i pushtetit i ka shokuar ata.
Kur jeton ne kaos politik sic kemi jetuar ne gjate pese viteve te fundit cdo kufizim i kaosit krijon vecanerisht te gazetaret nje ndjenje kufizimesh ndaj lirise se shtypit.
Diplomatet ukrainas jane vene tani ne pozita mbrojtese. Ambasada amerikane ne Kiev kohet e fundit e ka paralajmeruar presidentin Janukovic qe te heqe dore nga perndjekja selektive e kundershtareve politike. Edhe Bashkimi Evropian e ka bere te qarte se demokracia eshte kushti kryesor qe Ukraina te pranohet ne paktin per tregetine e lire kete vit.
Kjo nuk i ka ndalur autoritetet te hetojne ish kryeministren Julia Timoshenko nen akuzat per abuzim te pushtetit.
Presidenti Yanukovic mendon me naivitet se mund te ngreje nje perde te re te hekurt. Ky eshte nje njeri i cili jeton ende sipas zakoneve sovjetike - thote Zonja Timoshenko.
Ajo komentoi per Zerin e Amerikes ne seline e saj politike disa ore pasi agjentet qeveritare i kerkuan te dorezonte kompjuteret e partise se saj. Ajo e quajti presidentin Janukovic nje tiran.
Viti i pare i mandatit te tij si president nuk u karakterizua nga reforma apo stabilitet. Ai ishte fillimi i fundit te qeverisjes autoritare qe ai perfaqeson.
Zedhenesi i ministrise se jashtme Voloshin thote se politikanet ne te gjithe boten hetohen per korrupsion pas largimit nga pushteti.
Si mund te flitet per perndjekje politike Vleresimi per te po rritet ajo po organizon protesta takohet me gazetare te huaj dhe jep intervista.
Shume ukrainas pyesin nese presidenti Janukovic do ta coje Ukrainen me tej ne drejtimin politik te udheheqesit rus Vladimir Putin.
Gazetari rus Evgeni Kisilev drejtues i nje emisioni televiziv politik ne Kiev nuk shqetesohet. Ai e krahason Ukrainen me Belgjiken ose Kanadane vende teper te ndara etnikisht per tu udhehequr nga nje person i fuqishem qendror.
Fakti qe Ukraina eshte kombinim i rajoneve grupeve besimeve dhe interesave te ndryshme eshte nje e mire e madhe per vendin. Nuk mendoj se skenari i Putinit eshte i mundshem ne Ukraine.
Kiselev parashikon se zoti Janukovic do te perballet me kandidate te fuqishem te opozites ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale pas kater vitesh. Ne ate kohe thote Kiselev rizgjedhja e presidentit te tanishem nuk eshte e garantuar.