KE diskuton per sigurine e centraleve berthamore ne Evrope

Ministri austriak i Mjedisit Nikolaus Berlakovich thote se do te kerkoje zhvillimin e nje prove te pergjithshme per te pare nese centralet berthamore ne Evrope u rezistojne termeteve pas kercenimit berthamor qe i kanoset Japonise si rezultat i termetit masiv dhe cunamit shkaterrimtar
Tema e testimit te centraleve berthamore iu shtua ne minuten e fundit axhendes se takimit te Komisionit Evropian.
Popullata ne Evrope dhe ne Austri duhet te pyese veten sa te sigurte jane reaktoret berthamore. Prandaj kam kerkuar zhvillimin e nje prove stresi per te pare si u rezistojne termeteve centralet si funksionojne sistemet ftohese cfare parametrash mbrojtese kane keto centrale
Nisma e tij u pershendet nga ministrat e tjere evropiane te mjedisit. Ministrja franceze e Mjedisit thote se ky eshte momenti i duhur per te analizuar ku ndodhet Evropa ne kete aspekt
Kemi te gjitha te dhenat e nevojshme per te bere nje analize te plote te skenarit ne Japoni. shte me vend qe ne nje situate krize Bashkimi Evropian te hape nje debat dhe te shkembeje informacion.
Komisioneri i Bashkimit Evropian per Energjine Gynter tinger do te analizoje situaten dhe pritet te parashtroje para komisionereve te tjere propozimet e tij per masat e nevojshme.
Parashikohet qe kriza ne kompleksion berthamor Fukushima ne Japoni te rrise rezistencen ndaj perhapjes se objekteve berthamore ne Evrope per permbushjen e nevojave energjetike te kontinentit.