E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuta ndryshe Pacolli Presidenti me referendum

Kosova mund të shndërrohet në një republikë presidenciale, nëse nisma që presidenti Behxhet Pacolli do të ndërmarrë së shpejti, do të miratohet. Kështu Pacolli ka deklaruar se do të iniciojë ndryshimin e Kushtetutës së vendit, në favor të zgjedhjes së presiddenti nga populli. Gjithashtu, ai do të kërkojë ndryshimin e nenit që e përcakton Kosovën një zonë të vetme zgjedhore.

“Ju e dini se kemi pasur një eksperiencë jo të mirë me zgjedhjet e fundit, prandaj e pashë të arsyeshme që të bëhet ndryshimi I Kushtetutës sidomos ajo pikë në Kushtetutë e përcakton Kosovën si një zonë zgjedhore. Ne do të fillojmë të mendojmë dhe për ndryshimin e kësaj pike”, tha Behgjet Pacolli, President i Kosovës.

Pacolli i ka bërë këto komente pas një takimi me kryetaren e KQZ-së  Valdete Daka e cila, nga ana e saj, njofti se  së shpejti do të nisë punën edhe grupi për ndryshimin e Ligjit të zgjedhjeve. Ndërkaq, presidenti Behgjet Pacolli ka mohuar prerë mundësinë që gjatë bisedimeve Prishtinë-Beograd palët të diskutojnë për kufijtë dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.

“Është mirë që bisedimet kanë filluar. Garantoj qytetarët e Kosovës se asnjëherë nuk do të ketë dialog apo biseda që prekin sovranitetin e Kosovës, as për sovranitetin e as për kufijtë e Kosovës", vijoi ai. Bisedimet prishtinë-beograd kanë ndezur debat mes pozitës dhe opozitës në Kosovë, pasi tre partitë e minorancës në Kuvend, e kundërshtojnë dialogun para se Serbia të njohë vendin shtet të pavarur.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›