E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitou: Thaçi të ankohet për BE, por të bëjë dhe detyrat

PRISHTINE-Ambasadori francez në Kosovë, Jean François Fitou i ka dhënë mbështetje kryeministrit Thaçi për kërkesën e tij që BE-ja të jetë më e përqëndruar në Kosovë. Por diplomati francez ka shtuar se edhe ju duhet t’i kryeni obligimet dhe angazhimet, sepse sic tha ai, jo të gjitha janë kryer.
Këto komente, ambasadori i Francës në Kosovë, i bëri gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të Diplomave të Studimit të gjuhës frënge në shkollën e mesme ”Sami Frashëri” në Prishtinë, raporton RTK.

Ambasadori i Francës në Kosove, në një farë mënyre ka reaguar kështu ndaj akuzave të kryeministrit të Kosovës ndaj Brukselit, të cilit, sipas Thaçit, “është duke i munguar vizioni i qartë për Kosovën dhe rajonin”.

Më tej, ambasadori francez tha se askush nuk duhet të ketë bindje se ‘dyert e BE-së po mbyllen për Kosovën, ose që perspektiva dalangadalë po zvogëlohet, por skema dhe rruga e saj është e gjatë dhe Kosova duhet të punojë që t’i arrijë të gjitha këto’.

Ndërsa për sa i përket planit për veriun, Fitou ka thënë se nuk pret plan të mrekullueshëm nga Qeveria e Kosovës për atë pjesë dhe se Serbia mund të ndihmoj,ë por nuk duhet të ketë rol, pasi është Qeveria e Kosovës që duhet të fillojë dialogun me banorët e asaj pjese të Kosovës.

Fitou tha se BE-ja ka gjashtë muaj që i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të ketë një vizion për veriun.

Ai tha se, është detyra kryesore e diplomatëve që janë në Kosovë që ta kuptojnë këtë kërkesë të Thaçit, dhe ta përkthejmë këtë për shtetet tona dhe për BE-në në mënyrë që kjo e fundit të angazhohet për Kosovën”, u shpreh Fitou.

Sa i përket veriut, Fitou tha se “e dimë që nuk është e lehtë, ne e dimë që Qeveria nuk mund të vijë me një ide të mrekullueshme që ta e paraqes, por duhet të punohet në këtë drejtim. Sa i përket këtij vizioni e para që duhet bërë është të angazhohet një dialog në mes Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve në veriun e Kosovës”, tha ambasadori i Francës në Kosovë, Zhean Francoise Fitou.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Thaçi kritika ndaj BE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›