E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, vriten 2 të rinj në lokal, në kërkim autori

LUSHNJE-Dy të rinj janë vrarë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Toshkëz të Lushnjës.

TvNews24 mëson se shtetasit Rajmonda Sota 27 vjec dhe Marsel Cani 24 vjec janë qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Dyshohet se autor është shtetasi Erjon Cjapi, i shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e sotme të mbrëmjes në Toshkëz të komunes Allkaj, në një lokal në qendër të fshatit. Sipas të dhënave paraprake autori Erjon Cjapi ka qëlluar me armë zjarri Rajmonda Sota dhe Marsel Canin 24 vjec. Më pas Cjapi është larguar në drejtim të paditur dhe po kërkohet nga policia.

Ende nuk dihen më shume detaje për lidhjen mes viktimave dhe autorit. Nga hetimet paraprake policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›