Lushnje, vrasje e dyfishtëplumba mbi të rinjtë në lokal
LUSHNJE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Toshkëz të Lushnjës. Dy persona kanë gjetur vdekjen pasi janë ekzekutuar me armë zjarri. Viktimat janë Rajmonda Sota, 27 vjeç, dhe Marsel Cani, 24 vjeç. Policia bën me dije se ekzekutori është Erjon Cjapi, 32 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur në një lokal të fshatit. Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që sipas informacioneve paraprake mendohet se vrasja mund të ketë ndodhur për motive të dobta.
(aq/shqiptarja.com)
(aq/shqiptarja.com)