E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Tiranë, plagosen dy kalimtarë

Një aksident me pasojë plagosjen e dy perspnave ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit në Tiranë ku një automjet me targa AA 366 DD ka përplasur dy këmbësorë në mementin kur këtë të fundit ishin duke kaluar në anën tjetër të rrugës.
 

Menjëherë, dy të plagosurit identiteti të cilëve nuk bëhet i ditur janë dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.
 

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›