Fitu:Marrëveshjet, fillim i njohjes nga Serbia

Ambasadori i Francës në Prishtinë Jan Fransua Fitu, ka ftuar palët, Prishtinën dhe Beogradin qe të mos shfaqin entuziazëm por të vazhdojnë bisedimet për të arritur marrëveshje te tjera.
Fitu gjatë një konference për shtyp ka thënë se nga këto marrëveshje janë nxjerrë mësime të mira ndërsa sipas tij, vetë fillimi i bisedimeve është fakt i fillimit të njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Fitu tha se ende nuk është në dijeni nëse Franca do të jetë pjesë e mekanizmave qe do ta mbikëqyrin implementimin e marrëveshjes.
Ambasadori Francez në Prishtinë Jan Fransua Fitu është diplomati i parë pas Piter Faith qe deklarohet për çështjen e arritjes së marrëveshjeve në dialog.