E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi bën ofertë për Kaka

Interi raportohet se ka përgatitur një ofertë për mesfushorin e Real Madridit, Kaka.

Radio Marca bën të ditur se Inter do të ofrojë 31 milionë euro për brazilianin, thuajse gjysmën e çmimit të cilin Reali ia pagoi Milanit dy vite më parë.

Drejtuesit e Realit janë të paepur të gjejnë blerës për Kakan i cili nuk shihet si zgjidhje e parë nga trajneri Jose Mourinho.

Chelsea, Manchester City, Milan dhe Paris Saint German raportohet se të gjithë kanë bërë interesim për situatën e Kaka, që nga fundi i sezonit të kaluar.

Megjithatë Interi është klubi i parë që bën ofertë zyrtare për ish-Lojtarin më të Mirë në botë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›