E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër akuzë ndaj Shtraus-Kanit për ngacmim seksual

Gazetarja dhe shkrimtarja e akuzon Shtraus-Kanin  se kishte provuar ta dhunojë kur ajo kishte shkuar për ta intervistuar në apartamentin e tij në Paris, para më tepër se tetë vitesh.

Por një avokat i ish-kreut të FMN-së tha se do të paraqitet një padi kundër shkrimtares 32-vjeçare, për akuza të rreme.

Të premten Shtraus-Kan u lirua nga arresti shtëpiak në Nju Jork, pasi prokurorët thanë se kishin dyshime në besueshmërinë ndaj  punëtores së hotelit, e cila e kishte akuzuar ish shefin e FMN-së se ishte përpjekur ta dhunojë.
/Start/

                                                                                             2011-07-05 14:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›